Basha: Mziu zyrë edhe në Paskuqan
Më 21 Qershor do grisim hartën re

Basha: Mziu zyrë edhe në Paskuqan<br />Më 21 Qershor do grisim hartën re
TIRANË - Dita vendimtare e 21 Qershorit për zgjedhjet e pushtetit lokal, do të shërbejë jo vetëm për të ndëshkuar me votë qeverinë Rama-Meta, por sipas liderit të opozitës Basha, fitorja e demokratëve do të pasohet me ndryshimin e hartës së re territoriale. Megjithatë, gjatë takimit elektoral që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pati me banorë të Paskuqanit, premtoi se ndarja e re administrativo-territoriale nuk do të ndikojë në angazhimin e të zgjedhurve demokratë përballë problemeve të qytetarëve të kësaj zone. Në këtë kontekst, Basha tha se kandidati i djathtë për bashkinë e Kamzës Xhelal Mziu, ku përfshihet edhe Paskuqani, do të ketë edhe një zyrë në këtë zonë.
 
“Votoni për platformën e Partisë Demokratike e cila pavarësisht prej hartë elektorale ju garanton se pushteti vendor e të zgjedhurit do të krijojnë instrumentet për të qenë afër jush që mos të detyroheni të merrni rrugën për Kamëz për të zgjidhur problemet, po t’i keni këtu përgjegjësit. Kandidati ynë Xhelal Mziu që përfshin dhe Paskuqanin, një ndër të parat që më tha: “Unë do  kem të paktën dy zyra, paradite në Kamëz, pasdite në Paskuqan”. Jo vetëm kaq, edhe të zgjedhurit tuaj të derisotëm e njerëz të tjerë të shërbimit do t’i kërkohet të jenë natë e ditë pranë jush derisa të vijë dita kur këtë hartë anti-popullore, oligarkike, me votën e shqiptarëve ta grisim me hartën që doni ju, e ta zëvendësojmë”, tha Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit