Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, akuzon kreun e qeverisë për dështim në qeverisjen e vendit në 100 ditët e para. Basha: 100 ditëshi, pasiguri, varfërim dhe largim nga Europa
Sipas Bashës “kjo qeverisje ka çuar në rrënim ekonominë shqiptare duke rritur borxhin me 13%. Më tej deklarata për shtyp e kreut të partisë demokratike vijon me nota negative ndaj vendimeve të marra këto 100 ditë duke e quajtur kryeministrin një humbës tre herë rradhazi “humbjen e konsensusit të rinisë kundër armëve kimike, të ligjit kundër aktit normative dhe familjes europiane sa i takon statusit të vendit kandidat”.
Në deklaratën e fundit të opozitës ndaj 99 vendimeve të qeverisë Rama, Basha theksoi se “të vetmen gjë që ka arritur është propaganda e cila po fsheh interesa të tjera personale”.
“Ekzekutivit të Edi Ramës i vjen era barut. 100 ditë nuk janë shumë, por janë mjaftueshëm për një sinjal pozitiv. E kundërta ka ndodhur. Çdo shqiptar, ndihet dhe jeton më keq, veç qeveritarëve dhe më e rënda është që Rama ka goditur shpresën e tyre. Në të gjitha këto 100 ditë Edi Rama është referuar”, tha Basha.
Sipas Bashës gjatë këtyre 100 ditëve Edi Rama ka marrë tre goditje. “I tha jo rinia për armët kimike, i tha jo gjykata Kushtetuese dhe i tha BE-ja. Në këto 100 ditë ka marrë 3 goditje. Si këto ditë edhe sot, vazhdon të qeverisë me regji qëndrore. Krimi është trefishuar, administrata ëstë gjymtuar. Ekonomia drejt rrënimit, shqiptarët drejt varfëritimi. Këto janë ato që thotë qeveria e re”, deklaroi Basha.
Sipas tij, Rama i nisi 99 ditët dhe po i mbyll me kodin e heshtjes. “E nisi dhe e mbylli me kodin e heshtjes. E nisi me shkelje të ligjit dhe po e mbyll me shkelje. E nisi me kërcënime dhe po e mbyll me shantazhe”, tha Basha.
“Premtoi në fushatë rend dhe siguri, por policinë e ka bërë një detashment partiak. Brenda një nate pezulloi dhe përjashtoi strukturën e luftës ndaj krimit ekonomik. Pasojat janë të qarta. Krimi po rritet dhe kërcënon çdo qytetar, banka, spitale, shkolla, deri në ambientet e policisë dhe të burgjeve të sigurisë së lartë. Edhe lëvizja e lirë është në pikëpyetje”, deklaroi gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Sipas Bashës, Rama në këto ditë sulmoi presidentin. “I janë sulur, KLD-së, AMA-s, ILDKP-së”, theksoi kreu i PD-së.
“Prishi konsensusin për administratën dhe një amendament antiligjor u hodh poshtë nga Kushtetuesja por ai sërish vazhdon. E mori mësimin nga gjykata, por ai vazhdon duke bërë largime, duke punësuar militantë dhe administratorë të kompanive private”, deklaroi Basha.
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)