KORÇË – Në vijim të fushatës së tij për kryetar të PD-së, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha është ndalur në Bilisht, Tepelenë dhe Ersekë. Ai e ka konsideruar PD-në si partinë e Azem Hajdarit dhe Gramoz Pashkos, që shembën komunizmin dhe vunë bazat e para të ekonomisë së tregut.

”Jemi ne që krijuam trashëgiminë e mirëqënies përmes punësimit, punësimit përmes investimeve, investime përmes një klime biznesi të paparaleltë në stimuj dhe lehtësira. Për këtë, jemi dhe duhet të jemi në çdo moment krenarë, kokëlartë dhe dinjitozë!”- ka theksuar ai. Basha po ashtu ka sulmuar PS-në,  duke e akuzuar se ka ardhurë në pushtet me mashtrime.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)