Në vijim të turit “fjalën e kanë qytetarët” kryedemokrati Lulzim Basha u ndal në një takim me fermerët e zonës së Petovës në Fier, për të cilët pati një premtim konkret kur tha se për ata do të ketë vetëm një taksë, atë të pronës.

Gjatë takimit me banorë të kësaj zone Basha tha se platforma e demokratëve parashikon që të ardhurat që sigurohen nga kjo taksë do të shkojnë për investime në kanale kulluese e vaditëse.

Ndërsa ka dëgjuar shqetësimet e fermerëve për mungesën e invetsimeve Basha tha se platforma e demokratëve parashikon rritje të fondit për bujqësinë.

Sërish kryedemokrati Basha ka siguruar fermrët se taksat e ulta do të jenë në qendër të politikave të Partisë Demokratike. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)