Pas ftesës së bërë nga kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në Samitin e Komitetit Ekzekutiv të CDI-së, Organizatës Botërore të Partive të Qendrës së Djathtë, i cili do të mbahet në Budapest.
/Shqiptarja.com
Në fokus të takimit dy ditor, janë zhvillimet politike dhe bashkëpunimi mes partive të qendrës së djathtë.
Në Samit marrin pjesë një numër i madh drejtuesish politikë të Partisë Popullore Europiane dhe partive të qendrës së djathte nga e gjithë bota.
e.gj/Shqiptarja.com









