Basha në Itali: Kemi gati platformën
 për zgjedhje të lira e të ndershme

Basha në Itali: Kemi gati platformën<br /> për zgjedhje të lira e të ndershme
Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me drejtues të lartë të Senatit, Dhomës së Deputetëve dhe me zëvendësministrin e Jashtëm italian.
 
Kreu i PD u prit në takime të veçanta nga, ish-presidenti i Italisë, senatori Giorgio Napolitano, Pier Ferdinanto Cazini, President i Komisionit për Punët e Jashtme në senatin italian, Mario Giro, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Fabrizio Cicchitto, presidenti i Komisionit për Punët e Jashtme në parlamentin italian, Imzot Vincenzo Paglia ministër për Çështjet Sociale në Shtetin e Vatikanit, kryetari i Grupit të Partisë Demokratike në senatin italian Luigi Zanda, Paolo Romani kryetar i grupit të Forca Italia në senatin Italian.
 
Situata e rëndë ekonomike, korrupsioni i përhapur kudo, dekriminalizimi dhe zgjedhje ishin në qendër të takimeve të zotit Basha.
 
Gjendja në vend ka precipituar sa i përket parametrave të luftës kundër krimit, korrupsionit, të demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Basha.
 
Ekonomia është zhytur në krizë, niveli i papunësisë e varfërisë sa vjen e thellohet me pasoja të jashtëzakonshme për vendin. Pasoja të cilat ndihen dhe në vendet e Bashkimin Europian, ku më shumë se 100 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil politik.
 
Problemi më i madh në Shqipëri, tha zoti Basha është inkriminimi i politikës, katapultimi në parlamentin shqiptar dhe në zyrat kryesore të vendimmarrjes i personave me rekorde të tmerrshme kriminale. Ndokët, frrokët, prengët, bushët, roshët kanë qenë kryefjalë e aksionit politik të Partisë Demokratike dhe sot janë subjekt i një procesi të njohur tashmë ndërkombëtarisht si procesi i dekriminalizimit.
 
Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit nxjerrja jashtë zyrave të shtetit të të inkriminuarve është ekzistenciale për të sotmen dhe të nesërmen e demokracisë shqiptare dhe shtetit ligjor.
 
Një vend të veçantë në bashkëbisedimet e zotit Basha me personalitet të politikës italiane kanë zënë vend zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Basha bëri të ditur se zgjedhjet janë prioritet kryesor i Partisë Demokratike. PD, theksoi kryetari i Partisë Demokratike ka gati platformën që garanton një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, pa shitblerje votash, intimidim votuesish dhe garantim të leximit të drejtë të vullnetit të zgjedhësve.

Duke e konsideruar një betejë të vështirë për shkak se oligarkia tenton ta asgjësojë votën e lirë, median e lirë, mendimin e lirë, shoqërinë civile, opozitën politike Basha ka kërkuar edhe ndihmën e Italisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe ndershme në Shqipëri.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!