Basha në Shkodër: Do ta
mundim Ramën si në 2011-ën

Basha në Shkodër: Do ta<br />mundim Ramën si në 2011-ën
SHKODËR - Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha I ka premtuar shkodranëve se do ta mundin Ramën sërish si në vitin 2011.  Ai ka prezantuar në këtë qark, në 6 takime të ndryshme në komuna, platformën e tij për drejtimin e PD-së.
 
“Rama na njeh mirë, nëse na ka harruar, do ia kujtojmë! Kush të ka mundur një herë, di dhe do të mundë përsëri. Sot, ndodhem para jush, në këtë moment të veçantë, i përulur para kontributit tuaj historik, për t’ju drejtuar në përballjen tjetër me kryesocialistin, përballje që do ta fitojmë, për ta nxjerrë edhe njëherë në opozitë dhe për të rikthyer në pushtet Partinë Demokratike të Shqipërisë” – tha ai.
 
“Nuk ka arsye se pse, ne guxojmë të hedhim hapin historik të zgjedhjes së kryetarit të PD, në sistemin “një anëtar-një votë” dhe të ngurrojmë që ta përdorim votën dhe mendimin e anëtarëve të PD, për çdo vendim këtej e tutje në PD. Partia Demokratike do të njohë dhe kthejë në vlerësim kontributin historik të çdo anëtari të PD”- theksoi Basha.
 
Duke sjellë në vëmendje se si mazhoranca e re, çdo ditë po tregon se premtimet e saj ishin vetëm mashtrime, zoti Basha u ka kërkuar demokratëve, që të bashkuar të ndërtojnë platformën e tyre, për të marrë së shpejti në dorë qeverisjen e vendit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)