Basha në Tropojë: Do ta bëjmë
bujqësinë sipas modelit Trump

Basha në Tropojë: Do ta bëjmë<br />bujqësinë sipas modelit Trump
Kreydomkrati Lulzim Basha ka vijuar turin elektoral në Tropojë. Në takimin që pati me banorë dhe simpatizantë të zonës Basha kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se bazuar në modelin Trump do të mbyllë traun për prodhimet bujqësore që konkurrojnë padrejtësisht fermerët shqiptarë.
 
Basha tha se 25 qershori duhet të jetë rrugëzgjidhja që duhet t’i japë fund politikave diskriminuese antikombëtare ndaj veriut e Tropojës.
 
Fjala e Bashës
Tropoja si gjithë veriu u diskriminua me politika antikombëtare qe i ndanë shqiptarët sipas krahinave. Kjo do të marrë fund në 25 qershor. Tropoja e cila e para vuri gurin e themelit në çadrën e lirisë do i prijë themelimit të Republikës së Re.  
 
Nën logon e partisë së demokracisë të themeluar nga Azem Hajdari dhe Sali Berisha ka ardhur koha të hapim derën e Shqipërisë europiane.
 
Rama premtoi shëndetësi dhe taksa të ulta, 300 mijë vende pune, çmim më të ulet karburanti dhe asgjë s’bëri ndaj ka frike debatin. Për këtë arsye fushatën e ka kthyer në teatër batutash dhe çitianesh. Ndaj flet për timonin, sepse makinën nuk e ka dhe motorin ia dogji.
 
Nuk bëhet fushata duke i ikur të vërtetës. Del apo jo në debat populli do ta dënojë me votë për bilancin e katër viteve.
 
Ai i braktisi qytetarët duke menduar vetëm për veten e tij. 25 qershori do jetë dita e gjykimit popullor me votë.
 
Unë do jem kryeministri i njerëzve të thjeshtë, punësimit, i fatit te popullit shqiptar. Për këtë u futa në politikë. Jo për jetën time sepse atë e ndërtova para se të futesha në politikë. Mundësia mu dha të studioja në Hollandë ku u diplomova dhe u punësova në tribunalin e Hagës. U bëra pjesë e atyre që përgatiten akt akuzën ndaj Slobodan Milosevicit. Vazhdova punësimin në OKB në ndihmë të vëllezërve kosovarë. Ia dola të shkëlqej dhe ndërtova një jetë të mirë për familjen time. Por nuk mjaftoi. Sepse kur shqiptarit i jepet mundësia ai di të shkëlqejë e ta kthejë në mirësi të ardhmen.
 
Ndaj jemi me një plan konkret për ekonomi të fortë pa të cilën nuk mund te ketë qytetarë dhe shtet të fortë.
 
Vendimi i parë ulja e TVSH në taksë të sheshtë 9%, konsumi do rritet paraja do qarkullojë dhe vendet e punës do krijohen. Do luftoj për punësimin tuaj dhe të rinisë.
 
 
109 milionë euro subvencione për fermerët shqiptarë. Financim i drejtpërdrejtë që do kthehen në mirëqenie zhvillim rural dhe punësim. Në bazë të modelit Trump unë do te mbyll traun për prodhimet bujqësore që konkurrojnë padrejtësisht fermerët shqiptarë.
 
 
Ekonomia e fortë sjell të nesërmen e sigurtë. Çdo koncesion do të zhbëhet që ditën e parë që marr punën si kryeministër.
 
Sistemi arsimor publik nga kopshti në maturë do të ofrojnë drekën falas për çdo fëmijë të Republikës së Re të paguar nga buxheti i shtetit. Fëmijët shqiptarë s’do enden rrugëve por edhe pas dreke të bëjnë aktivitete passhkollore deri në oren 16:00.
 
Pensionet duke nisur nga viti i parë do të rriten për të arritur shifrën 250 mijë lekë të vjetra për 650 mijë pensionistet në krye të katër viteve.
 
Heqja e taksës Rama të karburantit, 245 leke/litër. Do te anuloj kamatvonesat korruptive që janë bërë zinxhir në qafën e njerëzve të pamundur.
 
Asnjë bijë dhe bir shqiptari nuk do të mbetet pa arsim të lartë për shkak të pamundësisë ekonomike. Ligji i arsimit të lartë do të anulohet me ardhjen e Republikës së Re.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri