VLORË - Kandidati për kryetar i PD-së Lulzim Basha ka premtuar se baza e kësaj partie do të lartësohet në një piedestal të ri statusor nëse ai zgjidhet kryetar i PD-së. Duke
prezantuar platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike, në Vlorë, Shijak, Fushë - Krujë dhe Krujë, Basha tha:
 
“Dua t’ju them sot nga Vlora, se në statutin e ri të PD, ne do ta lartësojmë anëtarësinë dhe bazën e PD, në një piedestal të ri statutor. Kjo nënkupton vendosjen me votë të çdo procesi, nga emërimet dhe përzgjedhjet e kryetarëve bazë të seksionëve, grup-seksioneve, degëve e deri tek përzgjedhja e më të mirëve mes nesh, për tu përballur në betejat tona politike, lokale dhe qendrore“.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)