Basha në Washington
i paftuar nga kreu i bashkisë

Basha në Washington<br />i paftuar nga kreu i bashkisë
Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, viziton SHBA dhe mediat pro-qeveritare kanë filluar të flasin edhe për natyrën e vizitës dhe cilat janë personalitetet që do të takohen, edhe pse bashkia ka dhënë vetëm pak detaje.

E kontaktuar nga Balcan Insight ditën e martë, bashkia e Tiranës nuk mundi të thotë nëse vizita e Bashën në Washington është zyrtare apo vetëm për kënaqësi.

“Do përpilojmë një deklaratë për shtyp më vonë dhe do ju japim të gjitha detajet e vizitës” ka thënë Erald Kapri.

Por gazetat pro-qeveritare në Tiranë, duke cituar burime të brendshme në bashknë e Tiranës, kanë mbushur për ditë të tëra faqet me histori përreth vizitës së Bashës, duke thënë se ai është i ftuar në Washington nga kreu i bashkisë, Vincent Gray.

Një prej zëdhënësve të kreut të bashkisë, Doxie McCoy, tha për Balcan Insight se nuk ekziston një ftesë e tillë.

“Një takimi shkurtër do të mbahet nesër, të martën,” u shpreh McCoy. “Një rezident me prejardhje shqiptare i ka kërkuar kreut të bashkisë, Gray, që ti lejojë kreut të bashkisë së Tiranës një vizitë kortezie dhe zoti Gray pranoi, si ndodh shpesh me vizitorë të tjerë,” shtoi ai.

SHBA është aleati më i rëndësishëm i Shqipërisë dhe zyrtarët lokalë dhe mediat e kanë deformuar shpesh natyrën e vizitave të tyre në Washington.

Për tu përmnedur është rasti i Jozefina Topallit, që nxori në media një foto bashkë me një kongresmen, të quajtur Bill Hanbury, por më vonë rezultoi se ai ishte thjeshtë operatori turistik. Ndërkohë një tjetër gafë u bë nga TVSH, e cila deklaroi se Topalli ishte takuar me Hilari Klinton, kur në fakt nuk ishte kështu.

Edhe në vitin 2001 ndodhi një skandal i tillë. Ilir Meta, në atë kohë kryeministër, u shkëmbye në korridorin e Shtëpisë së Bardhë me presidentin George Bush dhe deklaroi se ishte takuar me të.

Politikanët shqiptarë shpenzojnë mijëra dollarë për lobim në Washington. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset