Basha në Washington, takime
me bashkëpunëtorë të Trump

Basha në Washington, takime<br />me bashkëpunëtorë të Trump
Kreu i demokratëve Lulzim Basha ndodhet në Washington për ceremoninë e betimit të Donald Trump si president i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
I ftuar në ceremoninë e organizuar nga Fondacioni, Heritage, për inaugurimin e Presidentit Trump, Basha u takua me Newt Gingrich, një ndër këshilltarët më të afërt të Presidentit Trump.
 
Zgjedhjet në SHBA, tha zoti Basha, janë një model frymëzimi edhe për Shqipërinë, për bashkimin e qytetarëve me besimin te demokracia, te vota e lirë e cila nuk mund të mposhtet nga asnjë aleance kundër interesit qytetar.
 
Lideri i opozitës Lulzim Basha ishte i ftuar në një drekë pune nga Kongresmeni dhe kryetari i Komisionit për Europën, Dana Rohrabacher, një njohës i mirë i zhvillimeve në Shqipëri dhe mbështetës i madh vendit tonë.
 
Kryetari i opozitës i shprehu kongresmenit  nevojën e madhe që ka Shqipëria për mbështetjen e SHBA, në një kohë kur standardet demokratike janë cenuar rëndë, media është nën presionin qeveritare, droga dhe korrupsioni po cenojnë mirëqenien e qytetarëve, nevojën për zbatimin e plotë të dekriminalizimit dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Basha mori në këtë takim premtimin për angazhimin personal të kongresmenit për të ndihmuar në garantimin e zgjedhjeve te lira dhe të ndershme, zbatimin e standardeve demokratike, dhe në mbështetje të reformave ekonomike dhe qeverisëse që do të ndërmarrë Partia Demokratike në pushtet.
 
Në takimin me Presidentin e Fondacionit Heritage, Senatorin Jim DeMint, u diskutua për reformat për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga monopolet, oligopolet e klientelizmi dhe krijimin e një ekonomie të vërtetë tregu. Presidenti DeMint e siguroi Basha se në këto përpjekje, PD do të ketë ekspertizën dhe mbështetjen e Fondacionit Heritage.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Lulzim Basha ishte i ftuar në pritjen e organizuar nga Senatori Ted Cruz, kandidat për zgjedhjet për President, një jurist i njohur, prokuror dhe avokat i suksesshëm i Shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike. Senatori Kruz ndau me Basha idetë dhe praktikat më të mira që ndiqen dhe në SHBA për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë. Kruz e siguroi Basha se do të ketë mbështetjen e tij në projektin për një Shqipëri të drejtë dhe të mundësive për të gjithë.
 
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Basha theksoi se kjo vizitë konfirmoi interesimin e thellë të Uashingtonit për përparimin dhe zhvillimin e Shqipërisë, ku në qendër do të jetë qytetari, vota e qytetarit, ku zëri i qytetarit do të përbëjë ndryshimin e vërtetë. “Unë do të mbështetem fuqimisht tek ky shembull dhe kam besim të madh se ky shembull jo vetëm do mbështesë por edhe do të frymëzojë një ndryshim të madh dhe të shpejtë në Shqipëri”, u shpreh Basha.
 
Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha gjendet në Uashington i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump, nga Komiteti Kombëtar Republikan, përfaqësues të shumicës në Kongresin Amerikan dhe të Partisë Republikane. ​

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!