Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kreu i PD Basha buxheti i ri do të godasë shtresën shtresën e mesme dhe ato në nevojë, duke i çuar shqiptarët edhe më tepër drejt greminës.
Në këtë drejtim, Basha e cilëson krim rritjen e taksave sipas tij që është parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2015, për qytetarët më të varfër të rajonit.
“Kur varfërohen qytetarët është e padrejtë të pasurohet qeveria, të fryhet buxheti i klikës së pushtetarëve. Ata që varfëruan njerëzit, futen ekonominë në krizë nuk kanë legjitimitetin t'ju rrisin shqiptarëve taksat. Buxheti i ri do godasë shtresën e mesme, shpresën e çdo kombi për rimëkëmbje. Do godasë punëdhënësit. Do të shkatërrojë mijëra vende pune. Do godasë shtresat në nevojë. Është krim që qytetarët më të varfër të rajonit të paguajnë taksa më të larta. Po rrokullisen drejt greminës, por nuk duhen lënë ta marrin edhe Shqipërinë më vete.” shkruan Basha në Facebook.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)