Basha: Paratë që mungojnë i ka
vjedhur kokoshi 200 milionësh 

Basha: Paratë që mungojnë i ka<br />vjedhur kokoshi 200 milionësh 
Menjëherë pas fjalës së kryeministrit Rama në mbledhjen e këshillit ekonomik kombëtar, kreu i PD Basha ka reaguar përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook duke akuzuar kryeministrin Rama si të paaftë dhe se është autori i terrorit mbi qytetarët. Basha thotë se Paratë që mungojne  sipas tij vetëm për shtatorin "i ka vjedhur kokoshi 200 milionësh"

"Ky qe dergon larot e Tahirit per te terrorizuar te pamundurit e te pambrojturit, por qe narkoministrin e mban ne detyre edhe kur ka pranuar zyrtarisht shitjen e narkotaksise se luksit AA003GB pa kupon e pa paguar asnje kacidhe takse.Kryeministri me i paafte, me arrogant dhe me i deshtuar ne historine e 25 viteve eshte edhe mashtruesi me i madh qe nga koha e Nastradinit. Ka 2 muaj qe ka sulur hordhite tatimore kunder biznesit. Me egersi, padrejtesi dhe selektivitet korruptiv dhe politik kerkojne edhe kacidhen e fundit. Por i mungojne 25 milione dollare vetem per shtatorin. 230 milione dollare per keto 9 muaj."-shkruan kreu i demokratëve

Në reagimin e tij kreu i opozitës thekson se ka ardhur koha ti hapim rrugën shansit per nje Shqiperi te se vertetes, lirise, punes dhe drejtesise duke premtuar lehtësi për shqiptarët.

"Ka ardhur koha ta terheqim zvarre nga piedestali ku e ka ngritur ky palo kryeminister kultin e mashtrimit, dhunes dhe arrogances. Ti hapim rruge shansit per nje Shqiperi te se vertetes, lirise, punes dhe drejtesise.9 perqind takse e sheshte per biznesin e madh. 0.5% e xhiros tatim per biznesin e vogel dhe rritje e tavanit deri ne 12 milione leke te reja. Pulle fiskale dhe zero prani tatimore te biznesi i vogel. Ulje e cmimit te naftes dhe energjise. Falje e 100% te kamate vonesave PA KUSHT. Keshtu do te nisim se bashku rrugen tone drejt nje ekonomie te forte dhe nje te ardhme te sigurte"-shkruan Basha në Facebook.

Ja statusi i plotë i Bashës
Kryeministri me i paafte, me arrogant dhe me i deshtuar ne historine e 25 viteve eshte edhe mashtruesi me i madh qe nga koha e Nastradinit. Ka 2 muaj qe ka sulur hordhite tatimore kunder biznesit. Me egersi, padrejtesi dhe selektivitet korruptiv dhe politik kerkojne edhe kacidhen e fundit. Por i mungojne 25 milione dollare vetem per shtatorin. 230 milione dollare per keto 9 muaj. Fajin nuk e ka biznesi,. Fajin nuk e kane mediat. Fajin nuk e ka as Dhoma Shqiptaro-Amerikane e Tregetise qe ka guximin tja tjote te vertetat ne sy. Parate qe mungojne i ka vjedhur kokoshi 200 milionesh dhe skota e tij. Ky qe te mer shpirtin per nje kile qepe pa kupon por per vete e per miqte ka ngritur saraje, vila dhe hotele luksi PA TREGUAR ASNJE KUPON. Ky qe dergon larot e Tahirit per te terrorizuar te pamundurit e te pambrojturit, por qe narkoministrin e mban ne detyre edhe kur ka pranuar zyrtarisht shitjen e narkotaksise se luksit AA003GB pa kupon e pa paguar asnje kacidhe takse. Ka ardhur koha ta terheqim zvarre nga piedestali ku e ka ngritur ky palo kryeminister kultin e mashtrimit, dhunes dhe arrogances. Ti hapim rruge shansit per nje Shqiperi te se vertetes, lirise, punes dhe drejtesise. 9 perqind takse e sheshte per biznesin e madh. 0.5% e xhiros tatim per biznesin e vogel dhe rritje e tavanit deri ne 12 milione leke te reja. Pulle fiskale dhe zero prani tatimore te biznesi i vogel. Ulje e cmimit te naftes dhe energjise. Falje e 100% te kamate vonesave PA KUSHT. Keshtu do te nisim se bashku rrugen tone drejt nje ekonomie te forte dhe nje te ardhme te sigurte.

Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Mirlind Daku nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024

Mirlind Daku nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024