Basha: Rama kryeministër i së
keqes, është koha të shpëtojmë

Basha: Rama kryeministër i së<br />keqes, është koha të shpëtojmë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar  kryeministrin Edi Rama si kryeministër të së keqes. Në një reagim në rrjetin social Facebook, duke iu referuar deklaratës së shefit të qeverisë në Panairin e Punës, Basha shkruan se Rama po tallet me shqiptarët duke i poshtëruar. Basha shkruan se Rama ka humbur çdo lidhje me realitetin e sipas tij është koha te shpëtojmë prej kësaj të keqe.
 
 
Statusi i plotë i Lulzim Bashës
Kryeministri i te keqes vazhdon avazin e talljes dhe poshterimit te shqiptareve. Dy dite me pare na quajti popull me varferi aspiratash, sot na akuzon si popull qe nuk e duam punen. Papunesia u rrit me 7 perqind ne keto 20 muaj sepse kryeministri i te keqes rriti taksat, rriti cmimin e energjise, rriti cmimin e naftes, mbylli me mijera biznese dhe nisi ne eksod kapitalin dhe investimet, shkaterroi mijera vende pune dhe hodhi ne mes te kater rrugeve nena, baballare dhe te rinj.
Shqiptaret ikin se nuk kane pune, buke dhe shprese, ky i fajeson se nuk duan te punojne dhe se kane varferi aspiratash. Kryeministri i te keqes ka humbur cdo lidhje me realitetin, nuk ka zgjidhje per ekonomine dhe punesimin por vetem vrer dhe akuza ndaj popullit te tij. Fajesimi i popullit eshte shenja e cmendurise se cdo sundimtari, shenja e vdekjes se cdo regjimi. Eshte koha te shpetojme prej kesaj te keqe.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos