Basha: Ndalimi i gazetarëve dhe
Shoqërisë Civile,akt i paprecedentë

Basha: Ndalimi i gazetarëve dhe<br />Shoqërisë Civile,akt i paprecedentë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj pengimit të gazetarëve dhe përfaqësuesve të Shoqerisë Civile në takimin e Këshillit Kombëtar të Territorit për çështjen e stadiumit të ri, duke  konsideruar këtë veprim si një akt të paprecedentë dhe të papranueshëm.

Reagimi i Bashës ka ardhur në rrjetin social “Facebook” ku ka shkruar se, rojet e tij nuk lejuan gazetarët që të futeshin në takim dhe të shprehnin kundërshtitë e tyre për këtë projekt.

Ai ka shtuar se kjo është një shenjë tipike e një qeverie-bandë me një bandit kryeministër.

Ja statusi i Lulzim Bashës në Facebook
Akt i rëndë, i paprecedentë dhe i papranueshëm, ndalimi me forcë i gazetarëve të njohur dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për të marrë pjesë në një aktivitet, që sipas emërtesës duhej të ishte dëgjesë publike për projektin e stadiumit.
Rojet e Edi Ramës, janë urdhëruar të mos lejojnë futjen në këtë “dëgjesë”, të Fatos Lubonjës, Andi Bushatit, Ylli Rakipit dhe aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët kanë kundërshtuar projektin për stadiumin.
Sjellje tipike e një qeverie-bandë me një bandit-kryeministër. Një qeverie, që merr vendime për interesat e saj, të cilës i bie maska e dëgjesës publike në rastin më të parë. 
Nuk ishte pra një aktivitet i hapur siç e propaganduan, por një teatër-bunker me regji ku flet Rama, jep mendime Rama, vendos Rama, firmos Rama, dhe të tjerët që janë administratë, oligarkë, e klientë dëgjojnë e duartrokasin.
Ky është bunkeri ku qeveriset vendi, ku vendoset për pasuritë publike, ku shkelet ligji, ku ndahen copat e mëdha të tortës mes miqve.
Bukneri ku, hapësira për qytetarët në stadium zvogëlohet, dhe rritet e zmadhohet pjesa e biznesit, e kullës, e dyqaneve për klientin e Ramës.
Nga ky bunker rritet zullumi i qeveritarëve, fryhen llogaritë bankare, vidhen miliardat, ndërsa qytetarët varfërohen me përdhunë çdo ditë.
Ky është bunkeri i fundit që shqiptarëve u ka dalë për detyrë ta shembin, 26 vite pasi rrëzuan bunkerin e madh të regjimit komunist.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora