Basha:Ndalimi i simboleve të regjimit
e modernizimi i PD sipas gjermanëve

Basha:Ndalimi i simboleve të regjimit<br />e modernizimi i PD sipas gjermanëve
TIRANE- Lulzim Basha deklaron se Partia Demokratike do të ndërmarrë një proces të gjerë konsultimi dhe bashkëbisedimi me të përndjekurit politikë dhe të gjithë faktorët shoqërorë për të pasqyruar shqetësimet dhe sugjerimet e tyre në projektligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit.
 
Deklaratat kryetari i PD, i bëri gjatë takimit me drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, Walter Gloss.
 
Takimi kishte si qëllim bashkëpunimin dhe ekspertizën gjermane në hartimin e ligjit për ndalimin e simboleve të komunizmit, si dhe për reformimin e modernizimin e Partisë Demokratike.
 
Dje grupi parlamentar demokrat vendosi ngritjen e grupit të punës të kryesuar nga nënkryetari, Enkelejd Alibeaj, për hartimin e një projektligji për ndalimin e simboleve të komunizmit.
 
Gloss shprehu angazhimin e Fondacionit Konrad Adenauer për të ndihmuar këtë iniciativë ligjvënëse të Partisë Demokratike.
 
Kujtojmë që dje PS tërhoqi projektligjin që kishte depozituar në Kuvend për heqjen e dekoratave për diktatorin Hoxha dhe sigurimsat, pasi më parë do të ketë një debat shterues.
 
“Ekspertizë gjermane për modernizimin e PD”
Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit, Partia Demokratike dhe Fondacioni Konrad Adenauer përpos ligjit për ndalimin e simboleve të komunizmit të bashkëpunojnë për të thithur ekspertizën gjermane edhe në procesin e modernizimit të Partisë Demokratike.
 
Partia Demokratike do të nisë një proces analize dhe konsultimi me anëtarësinë për ti paraprirë ndryshimeve statutore që do të mundësojnë rritjen e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje” mbyllet njoftimi i PD.

 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Robert Berisha uron publikisht vajzën e tij 16-vjeçare për ditëlindje! Ndan foton e dy motrave së bashku

Robert Berisha uron publikisht vajzën e tij 16-vjeçare për ditëlindje! Ndan foton e dy motrave së bashku