TIRANË – Në një takim me përfaqësues të biznesit të ndërtimit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka deklaruar se mbi 1800 apartamente në Tiranë janë në prag të marrjes së hipotekës.
“36 pallate në qytetin e Tiranës janë pajisur së fundmi me hipotekë, ndërkohë që shumë të tjerë janë drejt përfundimit të proçesit. Bashkia e kryeqytetit ka përfunduar punën edhe për hipotekimin e 27 objekte të tjera. Me rëndësi është që të gjithë subjekteve të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për këtë process”, tha Basha.
Sipas tij sjellja e dokumentacionit do të bënte të mundur hipotekimin e 920 apartamenteve të banimit në Tiranë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com