Basha, nderon kujtimin e poetëve
Genc Leka dhe Vilson Blloshmi

Basha, nderon kujtimin e poetëve<br />Genc Leka dhe Vilson Blloshmi
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në Facebook ka nderuar kujtimin e dy poetëve të cilët u ekzekutuan në kohën e diktaturës, pasi u cilësuan si kërcënim për regjimin.
 
Basha shkruan se diktaturat i mban në këmbë padija, heshtja, shuarja e ëndrrave dhe citon poezinë e Vilson Blloshmit “Saharaja”, “Saharaja s’di të ëndërrojë/Ajo bluan gurë me mend’ e saj…”.
 
Statusi i Bashës në Facebook.
40 vjet më parë diktatura komuniste ekzekutoi dy poetë, dy shpirtra e mendje të lira. I vrau sepse liria e të menduarit, fjalët dhe kurajoja e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit ishin kërcënim për regjimin.
Diktaturat i mban në këmbë padija, frika, heshtja, shuarja e ëndrrave. Sepse, sikurse shkruante Vilsoni: “Saharaja s’di të ëndërrojë/Ajo bluan gurë me mend’ e saj…”
Jetët dhe vepra e Gencit dhe Vilsonit janë një thirrje ende e gjallë për të gjithë ne, për lirinë dhe dinjitetin e njerëzve, për shpresën, për të ardhmen.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!