Basha në 25-vjetorin e BSPSH:
PD do të rrisë pagën minimale

Basha në 25-vjetorin e BSPSH:<br />PD do të rrisë pagën minimale
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha angazhohet se në programin e tij për qeverisje të rritet paga minimale dhe implementimi i politikave që zgjidhin problemin e papunësisë, dhe që nxisin zhvillimin ekonomik e investimet në vend. 

Këtë deklaratë kreu i PD e bëri në 25 vjetorin e themelimit të Bashkimit të Sindikatave në vend ndërsa tha se këto politika përkojnë me pritshmëritë e sindikatave sot.

"Mosrritja për tre vite me rradhë e pagës minimale është pjesë e një politike që e ka sjellë ekonominë  në deflacion, pasi fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.
Departamentet e PD-së- kanë përfunduar sipas fushave projekt-programet e zhvillimit, që ne do t’i konsultojmë me grupet e interesit, me partnerët socialë, me BSPSH-në, me organizatat e punëmarrësve dhe punëdhënësve. Po kalkulojmë mundësitë reale të rritjes së pagave, sidomos të pagës minimale, e cila është praktikisht një referencë edhe për pagat e tjera,"
deklaroi kreu i PD.

Në fjalën e tij, Basha tha se PD dhe sindikatat ndajnë të njëjtën histori pasi kanë lindur nga liria.

"BSPSH u bë zëri i ri përfaqësues i një mase shumë të madhe punëtorësh anemambanë vendit që donin ndryshimin. Ajo hyri dhe është në histori. BSPSH është Solidarnosti ynë. Lëvizja Studentore e Dhjetorit, Partia Demokratike dhe BSPSH janë tre forcat simotra që hapen rrugën e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri 25 vite më parë. Ne jemi të “një gjaku” në kuptimin që edhe PD, edhe sindikatat e pavarura i ka lindur Liria. Ne jemi lidhur që prej fillimit e në vazhdimësi nga respekti për vlerat e përbashkëta që janë të shenjta për ne dhe për ju: puna, dinjiteti i individit të lirë, i punëtorit, i qenies njerëzore, i shqiptarit. Ju jeni demokratë kur predikoni dhe luftoni për këto vlera. Ne jemi sindikalistë gjithashtu duke luftuar këto vlera." tha Basha.

BSPSH është e fortë edhe pse pushteti e do të vdekur u shpreh kreu i PD-së duke shtuar se është kryeministri Rama ai që nuk dëshiron që në Shqipëri të ketë sindikata të pavarura, pasi sipas tij ai urren çdo gjë që nuk e ka nën kontroll.

“PD do të jetë në nivelin e pritshmërive të sindikatave sot si opozitë dhe alternativë krah për krah jush për zgjidhjen e problemit të madh të papunësisë dhe varfërisë përveç politikave që do të nxisin zhvillimin ekonomik, investimin, rritjen e konsumit , rritjen e pagës minimale. Ne presim që së bashku të luftojmë e të punojmë për t'i arritur këto objektiva përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sigurisht presim që pas kësaj, siç kemi qenë dhe jemi aleatë në vlera, ne si qeverisje të jemi ballë përballë me njëri tjetrin për të garantuar zbatimin e tyre,”  përfundoi Basha.

Lideri i opozitës po ashtu hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama sa i përket qeverisjes dhe gjendjes ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike në 25 vjetorin e krijimit të BSPSH

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)