Basha:Në 7 muaj 160 milion dollarë
kontrabandë, evazion e korrupsion

Basha:Në 7 muaj 160 milion dollarë<br />kontrabandë, evazion e korrupsion
TIRANË - Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar të dhënat e Ministrisë së Financave që sipas tij vërtetojnë se në vetëm 7 muaj janë bërë 160 milion dollarë kontrabandë, evazion dhe korrupsion.

Në tabelat e publikuara nga Basha vihet re mosrealizimi i të ardhurave në krahësim me planin për vitin 2015 në tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin mbi të ardhurat, akcizën, taksën nacionale dhe ato daganore.

Nderkohë dje kreu i opozitës duke ju referuar shifarve të publikuara nga INSTAT akuzoi qeverinë për rënie të ekonomisë, ku sipas tij shkak është korrupsioni i lartë. 

Sipas Bashës me shifrat e Institutit të Statistikave për herë të parë konfirmohet ulja e pagave dhe pensioneve.
 
Ja të dhënat e Ministrisë së Financave që ju fshihet Rama. 160 milion dollarë kontrabandë, evazion dhe korrupsion në vetëm 7 muaj”, - thotë Basha teksa bën publike edhe tabelat.

tabelat basha


tabelat basha

( Tabelat e publikuara në Facebook nga kryetari i PD-së Lulzim Basha )


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën