Basha në Darëzezë,Rama mesazh:
Kur dikush bën një punë të mirë...

Basha në Darëzezë,Rama mesazh:<br />Kur dikush bën një punë të mirë...<br /><br>
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sërish kryetarin e PD, Lulzim Basha i cili këtë të diel zbriti në zonat e përmbytura të Fierit, duke inspektuar situatën në fshatin Darëzezë i shoqëruar nga kryebashkiaku socialist, Armando Subashi.

"Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe", shkruan Rama në Facebook. 

rama fb
(Postimi i Ramës në Facebook)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka inspektuar në Fier fshatin e Darëzezës, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet si pasojë e daljes nga shtrati të lumit të Vjosës. Basha është njohur me situatën problematike i shoqëruar nga kryebashkiaku i PS, Armando Subashi. Kreu demokrat, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje për ndihma për banorët në këto momente kritike të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të vërshimit të ujërave. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato