Ndërsa ka vijuar takimet me strukturat e PDDibër si pjesë e fushatës për zgjedhjet për kryetarin e ri Lulzim Basha tha se për të hetuar cështjet ku dyshohet se është I përfshirë një zyrtar I lartë, duhet ndjekur paraja dhe sa shpenzojnë familjarët e tij. 

“Dosja e Ahmetajt, ku shfaqej se si qeveria vepronte si organizatë kriminale, tregoi dhe njëherë se duhet një paketë ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, duke nisur me: Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike; Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare; Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri” thuhet në postimin e Bashës.

Sipas Bashës paratë që u janë vjedhur shqiptarëve duhet t’u kthehen qytetarëve, ndërsa për herë të parë hedh tezën e zgjedhjes së presidentit nga populli.