Basha në Durrës:Punësimi prioritet
i PD, PS pasurohet në kurrizin tuaj

Basha në Durrës:Punësimi prioritet<br />i PD, PS pasurohet në kurrizin tuaj
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Durrësit ku ka zhvilluar takime me banorët e Kënetës, Katundit të Ri dhe Sukthit. Gjatë diskutimit me banorët e këtyre zonave, ai u shpreh se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë dëshmuar në këto dy vjet se prioriteti i tyre nuk janë qytetareët, nuk është punësimi dhe mirëqenia e tyre. 

Sipas Bashës falja e kamatë-vonesave, ulja me 25% e çmimit të energjisë, ulja e taksave, rritja e pagave dhe pensioneve dhe rikthimi në listën e ndihmës ekonomike të gjithë familjeve që janë hequr në mënyrë të padrejtë është oferta e Partisë Demokratike. 

Punësimi juaj nuk është prioritet i qeverisë së Edi Ramës dhe Ilir Metës, punësimi është prioriteti im dhe i PD. Platforma e demokratëve është së pari ulja e taksave për t’u mundësuar bizneseve të hapin më shumë vende pune dhe vende pune me paga më të mira. Së dyti, falja e kamatë-vonesave anembanë vendit dhe ulja me 25% e çmimit të energjisë elektrike. Opozita paraqiti amendamentet për uljen e taksave për biznesin që punëson të rinj, e votuan kundër, siç votuan kundër amendamentin tonë para tre muajsh për uljen e çmimit të energjisë, siç votuan kundër amendamentin tonë për uljen e çmimit të naftës. Ky nuk është drejtimi i duhur për Shqipërinë, ky nuk është drejtimi i duhur për njerëzit, ky është drejtimi i duhur vetëm për një grusht njerëzish që kanë vendosur të pasurohen në kurrizin e shqiptarëve, në kurrizin e më të varfërve, në kurrizin e taksapaguesve, në kurrizin tuaj” -theksoi  Basha. 
basha
“Prej dy vitesh”- tha Basha, qeveria ka ngrirë pagat dhe pensionet. Çmimet janë rritur, taksat janë rritur, të vetmet që s’janë rritur janë pagat dhe pensionet, theksoi kryetari i
PD, duke bërë të ditur se në platformën e demokratëve, rritja e pagave dhe pensioneve do të jetë prioritet.

Duke votuar për PD, ju do të votoni alternativën tonë të heqjes nga frigoriferi i ngrirjes të pensioneve e rrogave, rritjes së rrogave e pensioneve dhe rikthimin në listën e asistencës ekonomike të gjithë familjeve që janë hequr në mënyrë të padrejtë nga kjo listë, duke i privuar nga buka e gojës.” - u shpreh lideri i opozitës.
 
 
Duma takim me punonjës të fasonerisë: Do shtoj mundësitë e punësimit dhe rris pagat
Ndërsa kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma ditën e djeshme është ndalur në një takim me punonjësit e disa bizneseve të mëdha të fasonerisë në qytet. Duma u shpreh se kme marjen në drejtim të bashkisë do të angazhohet në krijimin e sa më shumë hapësirave për punësimin e qytetarëve me paga më të larta, duke rritur konkurencën e duke ulur taksat në maksimum për biznesin.

“Nuk është premtimi im, por është detyrimi im për të realizuar një gjë të madhe; për të hapur mundësinë që njerëzit të ketë më shumë lekë në xhepin e vetë. Të ulim taksat në limit tek 30 %. Kjo menjëherë do të japë efekte pozitive tek njerëzit që punojnë që në fakt ka një arsye për ti quajtur, si ju ashtu edhe investitorët, heronj të përditshëm”, tha Duma.
duma
Kandidatja për kryebashkaike tha se modeli i saj do të mbështesë qytetarët e punës për t’u dhënë shanse më të mira.
Gjëja më e rëndësishme është që të besojmë se e nesërmja do të jetë më e mirë. Jam për modelin të ulemi në një tavolinë, ja ku i kemi njerëzit dhe jo 3 miqtë e darkës, por njerëzit që bëjnë punën përditë në terren dhe çfarë mund të bëj e të ndihmoj unë”, u shpreh Duma.

Redaksia online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin