“Rritje ekonomike 4%??? Mashtrim ordiner i garuzhdes nr. 1”, shkruan Basha, i cili ka bërë një përmbledhje të situatës sipas të dhënave të tij.
“Sipas statistikave fiskale për periudhën janar-gusht 2017, konstatohet: Mosrealizim të TVSH nga doganat në masën 17 mln dollarë. Akcizat me mosrealizim prej pothuajse 6 mln dollarë (-2.2%). Tatimi mbi të ardhurat personale me mosrealizim prej 14 mln dollarë (-6.3%)”, theksoi Basha.
Por sipas liderit të PD mosrealizim prej 65 milion dollarë ka patur edhe në investimet publike (15.9%), ndërkohë importi i karburantit ka qenë 264 mijë ton në krahasim me 340 mijë të 8 mujorit janar-gusht të 2016-ës.
“Ndërsa vetëm për muajin gusht 2017, konstatohet: TVSH me mosrealizim prej plot 9 mln dollarë (nga të cilat -2.5 mln dollarë nga doganat dhe -6.5 mln dollarë nga tatimet. Taksat nacionale me mosrealizim prej 4 mln dollarë. Mosrealizim të investimeve publike në masën 19 mln dollarë. Importi i karburanteve gusht 2017 rezulton 2.7 mijë ton më pak sesa gusht 2016, ose 5.3% më pak”, ka shtuar Basha.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com