Basha në FB: Rama flet vetëm
për gropat qe i hap shqiptarëve

Basha në FB: Rama flet vetëm<br />për gropat qe i hap shqiptarëve
Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha reagoi në Facebook mbi deklaratat e kryeministrit Rama. Ai kishte shkruajtur në statusin e tij që kryeministri Rama foli për gropa imagjinare mbi gropën e stërmadhe të varfërisë që ka hapur për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Basha tha se Rama foli krenar mbi gropën e prillit, edhe më e madhe se gropa e marsit, në dogana dhe tatime ku të ardhurat janë në rënie të lirë për arken e shtetit dhe në rritje të majme për arkën e hajdutërisë. Qytetarët ja kanë hequr vijën sepse nuk bën më për kryeministër. Do vijnë të tjerë që do mbyllin gropat e tij, siç mbyllën gropën prapa pallatit të kulturës. Por një gropë s'do mund tja mbyllë kush, atë që i ka bërë vetes për të bërë llaka-llaka me rrogë kryeministri.
 
Redaksia online
(k.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?



×

Lajmi i fundit

Goditi me grusht efektivin, Gjykata liron nga paraburgimi 22-vjeçarin në Tiranë

Goditi me grusht efektivin, Gjykata liron nga paraburgimi 22-vjeçarin në Tiranë