Basha në Fier: Ekonomia e vendit 
në pikiatë, do të shkulim mjerimin

Basha në Fier: Ekonomia e vendit <br />në pikiatë, do të shkulim mjerimin
Kryetari i  PD Lulzim Basha ka denoncuar politikën e lakut të fyt për qytetarët të qeverisë e cila sipas tij është reflektuar edhe në raportin e "Doing Bussines' të Bankës Botërore. Gjatë një takimi me tregtarë të Fierit , kreu i opozitës tha se politika e taksave të kësaj qeverie është e padrejtë për qytetarët por siguron fitime marramendëse për pushtetarët.

“30 milion dollare qe i mungojne buxhetit ne nje muaj kane shkuar per te shtuar pasurine e qeveritareve.shkaku i varferise eshte kerbaci, politika e padrejte e taksave. Koha ka ardhyr te gjejme rruget e zgjidhjes. Duhet te bejme gjithcka per te shkulur mjerimin”-tha Basha

Por për të dalë nga kjo situatë shefi i opozitë u foli tregtarëve të Fierit për paketën e propozimeve të PD që do të nxjerrë binzesin e tyre por edhe vendin nga kriza.

Takimi i kryetarit të PD  Basha u zhvilluar në kuadër të turit të bashkëbisedimit me qytetarët për prezantimin e ofertës së demokratëve për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike.

 “Ulja me e madhe e taksave duke nisur me tatim fitimin është 6%. Bizneset do te paguajne vetem 9% të tatim fitimi. Rreth 500 milion lekë që merr qeveria nga taksat e rritura dhe që përfundojnë në xhepat e tyre do t'ia kthejmë ekonomise për të hapur vende pune si prioriteti ynë më i madh, per te krijuar me shume mundesi per biznesin dhe per ti dhene frymemearrje ekonomise. Do te rrisim tavanin e biznesit te vogel ne 120 milion leke. Do te ulim çmimin e energjise duke ulur me 15% tvsh per biznesin dhe me 19% per konsumatoret. Do te ulim cmimin e naftes duke ulur 240 leke taksën e qarkullimi Falim pa kushte te gjitha kamatvonesat e energjisë”-tha Basha 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja për emigrantët, Tajani: Shqipëria vend mik, aleat i NATO-s! Synojmë një betejë të përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore

Marrëveshja për emigrantët, Tajani: Shqipëria vend mik, aleat i NATO-s! Synojmë një betejë të përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore