Basha: Në Kavajë ditën e
zgjedhjeve, por për të protestua

Basha: Në Kavajë ditën e<br />zgjedhjeve, por për të protestua
TIRANE- Ditën e zgjedhjeve lokale të pjesshme në Kavajë do të marrë pjesë edhe Partia Demokratike, por jo për të garuar, por vetëm për të protestuar.
 
Ky fakt është konfirmuar nga kryedemokrati, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët tek çadra e protestuesve.
 
Lideri I PD u shpreh se qyteti I Kavajës do japë Rilindjes të njëjtën përgjigje që u dhënë komunistëve në vitin 1900.

Basha: Xhafa duhet të ishte para drejtësisë

Kreu i PD, Basha akuzoi dhe ministrin e ri të brendshëm, Fatmir Xhafa. Ai e quajti një torturues mizor që sot duhet të ishte para përgjegjësisë për ato që ka bërë dhe jo ministër i Brendshëm.
 
“Edi Rama krenohet me krimet e diktaturës dhe fjala Rilindje është një kod mafioz për rilindjen e neoklaturës komuniste dhe xhelatëve komunistë. Ndaj nuk ka turp ai të rikthejë në krye të Ministrisë së Brendshme muaj para zgjedhjeve një tjetër simbol të krimit të dyfishtë, Fatmir Xhafën, që për turpin tonë dhe turpin tim, dhe unë nuk e dija derisa plasi ky skandal që kishte qenë një hetues mizor, torturues i djemve dhe vajzave të reja të Krujës. Jo për krime ordinere por për krime politike, sepse kishin pirë një gotë raki ditën kur vdiq kasapi i shqiptarëve, ditën kur vdiq Hitleri i pas Evropës siç e cilëson KiE, Enver Hoxha. Dhe pasi fshehu të kaluarën e tij për krimet sepse edhe diktatura ligjërisht, ndonëse çdo hetim politik ishte torturë, çdo internim, burgosje ishte torturë, ligjërisht tortura ishte e ndaluar. Ky njeri sot edhe në rrafshin moral, edhe në rrafshin ligjor duhet të ishte para përgjegjësisë dhe jo Ministër i Brendshëm”, tha Basha.
 
Kreu i PD: Asnjë kompromis për votën e lirë

Kreu i Partisë Demokratike përsëriti vendosmërinë për të vijuar bojkotin e Kuvendit deri në marrjen e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nga ana tjetër, Basha tha se nuk do të pranojnë asnjë kompromis dhe asnjë pazar me standardin e votës së lirë.
 
“Nuk pranojmë asnjë kompromis, asnjë pazar me standardin zgjedhor. Nuk do pranojmë asnjë kompromis dhe asnjë pazar me standardin e votës së lirë. Dhe nuk mund të pranojmë që as ne dhe as partnerëve tanë ndërkombëtarë tu hedhin hi syve dhe tua shesin sapunin për djathë Fatmir Xhafa dhe Edi Rama me shokë. Nuk do ketë asnjë kthim në institucionet e inkriminuara të Republikës së vjetër, asnjë kthim në parlamentin e Shqipërisë pa u përmbushur premtimi dhe vendimi i shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Historia përsëritet keq për popujt që harrojnë të kaluarën”, u shpreh Basha.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve