Basha në kongresin e CDU me
ftesë të kancelares Angela Merkel

Basha në kongresin e CDU me<br />ftesë të kancelares Angela Merkel
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur drejt Gjermanisë me ftesë të kancelares Angela Merkel, ku do të marrë pjesë në zhvillimet e kongresit të CDU që mbahet me datat 9 dhe 10 dhjetor në Këln.

Basha do të takohet me drejtues të lartë të CDU-së, partisë që prej tre mandatesh qeverisë gjermaninë dhe ka një rol të rëndësishëm në politikën e BE-së. Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij Basha do të takohet dhe me drejtues  të lartë të institucioneve të BE-së, të partive të qendrës dhe qendrës së djathta europiane si dhe të PPE-së të ftuar gjithashtu të marrin pjesë në kongresin e CDU-së që drejtohet nga Kancelarja Angela Merkel.

CDU e kancelares Merkel është partia në pushtet në Gjermani në mandatin e saj të tretë, e që ka arritur ta udhëheqë Gjermaninë në kohë të vështira për Europën.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim