Basha në Kuvend: Shqipëria e fundit në Europë për sundimin e ligjit! Amendamentet kushtetuese, 3 prioritet absolute për ta nxjerrë vendin nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke ju referuar raportit të ‘World Justice Project’ për indeksin e sundimit të ligjit, thotë se Shqipëria renditet e fundit në Europë.

‘Pak ditë më parë, “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021, në të cilin Shqipëria renditej e fundit në Europë.

E 83-ta nga 139 shtete, është renditur vendi ynë, mes Algjerisë dhe Surinamit, një shtet për të cilin disa prej njerëzve në këtë sallë duhet të klikojnë në google për ta gjetur. Ndërsa unë e mbaj mend nga vitet e studimit në Holandë si vendi me një president në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për korrupsion, trafik droge dhe vrasje politike. Këtu është katandisur Shqipëria 8 vite pas sundimit të këtij kryeministri, në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm.

Në një vend ku mendjelehtësi marramendëse trajtohen me oreks të panginjshëm cdo lloj teme, mjaft që të  që eklipsojnë debatin mbi ato që realisht prekin jetën e njerëzve. Ky raport konfirmon atë që të tjera organizata ndërkombëtare kanë raportuar vitet e fundit për Shqipërinë. Pikërisht atë që Partia Demokratike ka denoncuar me forcë.

Dhe mbi të gjitha atë që qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm të këtij vendi, përjetojnë cdo ditë, kur përballen me padrejtësinë, abuzivizmin dhe mungesën e llogaridhënies: Shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar por një shtet i kapur nga korrupsioni. Këtë nuk e them unë, por raporti i Transparency International.’- tha Basha në Kuvend.

Basha nga ana tjetër, cilëson tre amendamentet për ndryshimin e kushtetutës, si 3 prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni dhe kriza.

‘Ndaj 5 ditë më parë, Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me 3 prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni, nga kriza dhe gjendja e mjerueshme, produkt i tetë viteve të keqqeverisjes, të korrupsionit dhe të shkatërrimit të çdo institucioni, duke përfshirë edhe institucionin e votës së lirë.

Këto tre çështje kryesore që pasqyrohen në amendamentet tona kushtetuese kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore, në të gjitha aspektet e saj, për ta kthyer Shqipërinë në shinat e legjitimitetit dhe demokracisë.  Me Reformën Territoriale, për të zhbërë dështimin katastrofik të reformës elektorale, që u hoqi shqiptarëve 25 vite progres të ngadaltë në vendosjen e decentralizimit të pushtetit lokal, duke e larguar shërbimin nga qytetarët.

Dhe propozimi i tretë, ai i Vettingut të politikanëve, që është edhe një nga mjetet që mund të adresojë më së miri prodhuesin e renditjeve që prezantova pak më parë, nëpërmjet pastrimit të politikës nga të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin. ‘- tha Basha.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Braçe kërkon hetim për rrugën Fier-Lushnje: U ndërtua 'ylli në ngjitje i Infrastrukturës'! I përgjigjet Basha: Jeni ‘nona e baba’ korrupsionit, pse s’i mbyllët ju këto 8 vite


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja