Basha në PPE: Ejani në Shqipëri 
të shikoni se ç’ndodh me qeverinë

Basha në PPE: Ejani në Shqipëri <br />të shikoni se ç’ndodh me qeverinë
Kreu i Demokratëve Lulzim Basha si lider i PD-së qe u përfaqësua për herë të parë si anëtare me të drejta të plota në PPE mbajti fjalën e tij në Kongresin e Partive Popullore Europiane. Aty Basha nga bëri një rezyme të plotë të situatës së jashtëzakonshme në të cilën ndodhet Shqipëria sipas tij. Basha foli për Dekriminalizimin e kuvendit, masat shtrënguese të kohëve të fundit për bizneset, vrasjet e burgosjet terrorin, trafikantët, numrin e lartë të azilkërkuesëve madje kërkoi një ekip përfaqësues nga Kuvendi për të parë nga afër situatën e qeverisjes

“Dua ti shpreh urimet e mia presidentit që u rizgjodh, uroj që të vazhdojë sërish ky lidership i fortë i PPE­së. Dua të shpreh mirënjohjen time ndaj Joseph Deul për mbështetjen, për përpjekjet etij, për mbështetjen e demokracisë, për zbatimin e ligjit dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria dhe populli shqiptar po përballen me një situatë të pazakonshme, por përballen me trafikantë të qenieve njerëzore me persona që merren me pastrim parash. Prona private dhe mjaft të tjera janë duke u marrë nga zyrtarë të lartë në Shqipëri. Vota e lirë është sulmuar në zgjedhjet e qershorit. Ne kërkojmë që të përjashtohen nga parlamenti personat me rekorde kriminale. Fatkeqësisht qeveria ka ndaluar zbatimin e marrëveshjeve të rëna dakord. Korrupsioni ka filluar ta minojë demokracinë. Një numër i madh shqiptarësh janë dënuar e futur në burg njësoj si në kohën e komunizmit, qëkur kjo parti erdhi në pushtet 2 vjet më parë. Shumë biznese janë shkatërruar. Ata sulmohen nga zyrtarë të korruptuar. Të gjitha këto lidhen me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Numri i azilkërkuesve në rritje. Ne kërkojmë që të sillni një ekip në Shqipëri dhe të shihni çfarë po ndodh në Shqipëri”, theksoi Basha

Kreu i Demokratëve tha se partia Demokratike është mjaft e shqetësuar për situatën dhe njëkohësisht e vendosur ti shkojë deri në fund rrugës së mbrojtjes së vlerave të Demokracisë dhe Dekriminalizimit të kuvendit. Ai tha ndër të tjerat se situata nuk ishte e tillë në kohën që qeveriste e djathta.

Pratia Demokratike për herë të parë përfaqësohet si një antëre me të drejta të plota e PPE dhe do të ushtrojë të drejtën e votës

Kongresi i PPE-së, Basha në mesin e 750 delegatëve europianë
Për herë të parë Partia Demokratike e Shqipërisë merr pjesë si anëtare me të drejta të plota në Kongresin e Partive Popullore Europiane që zhvillohet në Madrid të Spanjës në 21 dhe 22 tetor.

Në këtë kongres në të cilin do të trajtohen një gamë e gjerë e sfidave me të cilat përballet Europa sot si migrimi dhe lufta kundër terrorizmit dhe një sërë çështjesh të tjera me rëndësi për axhendën europiane, merr pjesë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kongresi do të zgjedhë drejtuesit e rinj të PPE, Presidentin, zv/presidentët dhe Sekretarin e Përgjithshëm.

Në kongresin e PPE-së në Madrid do të ketë rreth 3.000 pjesëmarrës, mes të cilëve 750 delegatë, krerë shtetesh dhe qeverish anëtare të BE-së, si kancelarja Angela Merkel (Gjermani), kryeministrat Mariano Rajoy (Spanjë),  Bojko Borisov (Bullgari), Viktor Orban (Hungari), Pedro Passos Coelho (Portugali), Laimdota Straujuma (Letoni), etj. Po kështu marrin pjesë Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk.

PPE është grupimi më i madh dhe më me ndikim në nivelin europian. PPE ka 75 parti anëtare nga 40 vende. Nga radhët e saj janë zgjedhur kryetarët e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian. PPE ka dhe grupin më të madh në Parlamentin Europian.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!