TIRANË - Shqetësimet e Partisë Demokratike në raportet me qeverisjen në Shqipëri pritet të përcillen në asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane.
Në punimet kësaj asambleje në takimet me drejtues të larte të PPE kryetari i PD Lulzim Basha pritet të kërkojë mbështetje për një aksion të përbashkët për të ndalur përmbysjen që qeveria po i bën standardeve demokratike.
Po ashtu emërohet se në qendër të diskutimeve zgjedhjet e 21 Qershorit ku shqiptarëve iu cënuan zgjedhjet e lira nga dyshja Rama-Meta dhe bandat e tyre, blerja e votës, kokëfortesia e qeverisë për të mos e zbatuar marrëveshjen e heqjes së kriminelëve nga parlamenti dhe kandidimi i kriminelëve, dhe kriza ekonomike që po detyron mijëra shqiptare të largohen çdo muaj nga vendi. Në punimet e kësaj asambleje do të diskutohet kërkesa e Partisë Demokratike për t’u bërë anëtare me të drejta të plota.
Ndërkaq më herët kryetari i PD në një deklaratë për mediat flet për të dhënat zyrtare që sipas tij fsheh kryeministri Rama. Shqiptarët me të ardhura më të ulëtat në rajon e paguajnë më shtrenjtë karburantin se çdokush. Shkaku është Taksa Rama: 240 lekë për litër bashkë me TVSh.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com