Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të takimeve që ai i ka pagëzuar 'Rrugëtimi për Shqipërinë' është ndalur tek bizneset prodhuese në autostradën Tiranë-Durrës.

Basha me bizneset ka thënë se ky sektor është në luftë për mbijetesë dhe se kur PD të vijë në pushtet do t'i mbështesë dhe do tu ofrojë kushte më të mira në zhvillimin e veprimtarisë së tyre. Më pas Basha ka hedhur akuza ndaj mazhorancës duke thënë se po ndiqen politika të gabuara dhe për këtë arsye klima e biznesit është më e keqja në Europë.

"Një biznes i zhvilluar është në zemër të synimit tonë. Keni gjenialitetin për të qenë shtyllë e zhvillimit të vendit. ju duhet një qeveri që ju kupton dhe ju mbështet. Jemi të përkushtuar për uljen e taksave. Ju ftojë që Shqipërinë ta kthejmë në qendrën e biznesit të Ballkanit"  tha Basha ndër të tjera.

Ai në një moment teksa fliste për taksat e larta që sipas tij i ka rritur mazhoranca, kërkoi edhe falje për sa i përket taksës së transferimit të pronës. Në kohën kur PD ishte në pushte kjo taksë u bë 10% ndërsa tashmë Basha pretendon se kur të vijë partia që ai drejton në pushtet do të ulet në 3%.

"Gabim qe e nisem ne, se ne e cuam taksen e prones 8%, por keta e dyfishuan. Akoma me keq e çuam 10%.  Ne e nisem, por eshte koha edhe per te kerkuar ndjese. 3% do behet taksa e transferimit të pronës." tha Basha.

Në takimin me liderin e opozitës,  bizneset shprehën shqetësime për barrën fiskale, veçanërisht për tatim fitimin dhe kostot e prodhimit. Ndërsa Basha u premtoi se do të ulen taksat ndaj tyre.

Basha gjithashtu premtoi se kur PD të vijë në pushtet, do të shkijë të gjitha inspektoratet. “Moratorium 6 mujor dhe të gjitha inspktoratet do të shkrihen dhe më pas do të rishikohen mbi baza europiane që të mos jenë terror i biznesit” tha ai. Gjithashtu, sipas Lulzim Bashës, kur PD të qeverisë vendin, biznesi nuk do të shihet më “ca të njerkës e ca të nënës”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
Basha pranon gabimin: Duhet të kërkojmë edhe falje, ne e rritëm taksën për transferimin e pronës


Kreu i PD, Lulzim Basha duke folur me përfaqësues të biznesit ka bërë disa premtime që sipas tij do të realizohen kur ai dhe PD të vijë në pushtet do t'i realizojë.

Basha ka pranuar edhe një gabim kur PD ishte në pushtet duke kërkuar falje për rritjen e transferimit të pronës që në atë kohë u bë 10% . Sipas tij kjo taksë tashmë do të ulet në 3 %.

"Gabim qe e nisem ne, se ne e cuam taksen e prones 8%, por keta e dyfishuan. Akoma me keq e çuam 10%.  Ne e nisem, por eshte koha edhe per te kerkuar ndjese. 3% do behet taksa e transferimit të pronës. Për sa i përket taksës, do të hiqet taksa Rama në tek nafta. Do të jetë si fillim 240 lek më i lirë. Ne kemi prodhim të energjisë së ujit." tha Basha.

Ndër të tjera Basha ka deklaruar se sapo PD të vijë në pushtet do të shkrihen të gjitha inspektoriatet e kontrollit të biznesit.

"Moratorium 6 mujor dhe të gjitha inspktoriatet do të shkrihen dhe më pas do të rishikohen mbi baza europiane që të mos jenë terror i biznesit" tha ai.

Ora 11:51
Kreu i PD me bizneset: Ekonomia po kontrollohet nga një grup, nuk zëvendësojmë kalçeton e Ramës me një kalçeto të Bashës


Në diskutimin me bizneset në rrugën Tiranë-Durrës, kreu i PD është shprehur se PD do të jetë për taksën e sheshtë 9 % dhe kështu do të formalizohen të gjitha bizneset. Duke e cilësuar ekonominë si një kalçeto që kontrollohet nga lojtarët e saj Basha ka thënë se kur të vijë PD në pushtet nuk do të thotë që kjo kalçeto do të zëvendësohet por sipas tij do të vendoset stabilitet.

" Ne duhet të largojmë sistemin feudal ku sukses ka ai që njeh dikë. Kemi ekonomi të kontrolluar dhe gjithë pasuria kontrollohet nga një grup kalçeto. Nëse do të bësh punë dhe të ecësh para duhet të shkosh te kalçeto e Edi Ramës. Ne nuk kemi ndërmend të zëvëndësojmë kalçeton e Ramës me një kalçeto e Lulzim Bashës. Si kapitenët e zhvillimit që mundëojnë rritjen e standarteve të jetës. Biznesi i vogël punëson 80% të popullsisë shqiptare. Nuk do të ketë kalceto të privatizuar. Ti japim fund ekonomisë së patronazhit. E kanë ndarë ekonomonë në dhjetë pjesë dhe kontrollohen nga 10 padronë." ka thënë Basha ndër të tjera.