Basha në Selenicë:100 milionë $ për
bujqësinë, zerojmë taksat për fshatin

Basha në Selenicë:100 milionë $ për<br />bujqësinë, zerojmë taksat për fshatin
Në një takim me fermerët në Selenicë të Vlorës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka premtuar se me ardhjen e demokratëve në pushtet, 100 milionë dollarë do të jenë buxhet i dedikuar për bujqësinë, si dhe fidanë, fara, plehra e naftë pa akcizë. Sipas kreut të opozitës, fermerët do t’i shesin produktet e tyre pa pasur nevojë për NIPT. “100 milionë dollarë vetëm për bujqësinë në vit. Nga të cilat 40 milionë siç i kemi llogaritur ne, do të përdoren për të zeruar taksat për fshatin. Kjo do të thotë që fidanët, farat, plehrat, naftën do t’i paguani pa taksë pa akcizë.

Do të forcojmë kontrollet. Mos të vijnë mashtruese këtu, Kokëdhimat e farave dhe fidanëve dhe t’ju shesin ju mall kallp. Të gjithë fermerët do të kenë mundësi të shesin produktet e tyre në tregjet e fermerëve kudo nëpër Shqipëri, pa i ra në qafë askush dhe pa NIPT”, u shpreh Basha, duke premtuar gjithashtu se do të falen kamatëvonesat pa diskriminim të gjitha, konsumatorët, fermerët në qytet, në fshat dhe biznesi. Nga ana e tyre, fermerët janë ankuar se asnjë nga instancat e shtetit nuk është kujdesur për situatën e vështirë që ata kaluan disa javë më parë për shkak të përmbytjeve.

Ditët e fundit, kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama janë në një garë premtimesh mes tyre për programin e bujqësisë si dhe për taksat e biznesit të vogël. Edhe dje, deklaratën e kryeministrit Rama për lehtësirat fiskale për biznesin e vogël, Basha e quajti kopje të deformuar të platformës së PD për ekonominë. “Si çdo kopjac i keq nuk arrin dot të marrë konceptin, tërësinë e alternativës tonë. Ashtu si ai që kopjon në provim, një rresht këtu dhe një rresht aty, por nuk kupton asgjë. Këto zgjidhje Edi Rama nuk i kupton. Së pari, sepse nuk ka tërësinë e zgjidhjeve.

Kopjon pullën fiskale, kopjon detaksimin e biznesit deri në 50 milionë lekë sepse deri aty arrinte ta shihte kopjen që po bënte”, u shpreh Basha. Lideri i opozitës gjen edhe arsyen se përse Kryeministri e merr parasysh në këtë moment propozimin e demokratëve. Sipas tij, kreu i qeverisë ka frikë nga revolta dhe zemërimi popullor. “Po pse tani? Sepse ka frikë. Sepse e ka parë që njerëzit janë ngritur në protestë e në revoltë. Sepse zemërimi po derdhet kudo në rrugë, i studentëve i të rinjve i sipërmarrësve të vegjël të mesëm e të mëdhenj, i të papunëve”, tha ai.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal