Basha në Selenicë: Shpresa e
fundit e mazhorancës, përçarja

Basha në Selenicë: Shpresa e<br />fundit e mazhorancës, përçarja
SELENICË - Nga Selenica lideri demokrat Lulzim Basha i është përgjigjur kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i cili një ditë më parë teksa prezantoi kandidatin e së majtës, pohoi se e djathta nuk duhej të kandidonte një përfaqësues të ballistëvë në zonë, duke iu referuar Përparim Shametajt.

Basha teksa prezantoi këtë të fundit në Selenicë kishte edhe një përgjigje për Metën.

“A e dini pse e tha këtë? Sepse shpresa e fundit që ka që mund ti përçajë shqiptarët. Po pse fashizëm është të thuash të vërtetën? Fashizëm është të prekësh vuajtjen e ta denoncosh atë me zë të lartë? Fashizëm është të denoncosh korrupsionin dhe ngritjen e krimit në sistem? Jo vëllezër dhe motra, fashizëm është të mashtrosh popullin tënd, fashizëm është të premtosh 300 mijë vende pune e të nxjerrësh mijëra të rinj e të reja, burra dhe gra nga puna çdo javë.”- tha Basha.


Basha nuk kurseu akuzat as për kryeministrin Edi Rama dhe deputetëve të tjerë të mazhorancës.

“Prania juaj sot në këtë shesh sikundër paradite në Himarë, sikundër dje ne Malësi të madhe në Fushë-Arrëz, në Pukë e anë e mbarë Shqipërisë. Ky vërshim e ky bashkimi juaj tregon padurimin tuaj që më 21 qershor fjalën që s’jua dëgjuan, zërin që s’jua dëgjuan, ta ngrini fort dhe të jepni me votën tuaj gjykimin tuaj të drejtë dhe të rreptë popullor për keq-qeverisjen 2 vjeçare.”- u shpreh Basha.

Ndërkohë kandidati i për bashkinë e Selenicës Përparim Shametaj u kërkoi votën banorëve të zonës me premtimin për t’iu rikthyer atyre dinjitetin.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit