Basha në SHBA me Reeker
takimi vetem ne korridor
Basha i paftuar në Washington

Basha në SHBA me Reeker<br />takimi vetem ne korridor<br />Basha i paftuar në Washington
TIRANE- Lulzim Basha gjatë vizitës në SHBA ka zhvilluar disa takime jozyrtare, me kryebashkiakun e Washingtonit, si dhe ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Reeker. Takimet janë përcjellë në media si takime zyrtare, por në axhendën e kryebashkiakut dhe ndihmës sekretarit të Philip T. Reeker në Departamentin Amerikan të Shtetit s’kanë qënë të planifikuara.

Kur dje është shpërndarë në media lajmi se kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha është takuar me ndihmës sekretarin Philip T. Reeker në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington, shumëkush ka menduar se është një takim i suksesshëm. Por teksa është parë më me hollësi, vihet re qartë se ky takim nuk ka qënë në axhendën zyrtare të ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, duke e kompromentuar tërë lajmin e emetuar me aq kujdes në media.

Pavarësisht se lajmi shoqërohet me një foto dhe pamje televizive, ata ata që njohin rregullat e DASH dhe funksionimin e sistemit të demokracisë në SHBA, ku senatorët dorëhiqen edhe për një foto në facebook, Reeker nuk do të guxonte kurrë ta bënte këtë takim zyrtar. Ish ambasadori në Maqedoni dhe njohës i mirë i Ballkanit e takoi Bashën, por jo në zyrë. Pra ka qënë një takim jo zyrtar, dhe që nuk ka pasur asnjë axhendë të paracaktuar, ndërkohë që hamendësimet mund të shkojnë deri tek interesimi informal për qeverisjen në vend, për ngërçin politik në Shqipëri, theksojmë se Reeker pason në këtë post Kantrimen, si dhe në veçanti për ngjarjen e 21 janarit ku janë vrarë katër demonstrues të opozitës dhe ku SHBA është investuar përmes FBI-së dhe ambasadorit të saj në Tiranë Arvizu për zbardhjen e saj.

Takimi i Bashës me zëvendësin e zonjës Klinton nuk ka qënë zyrtar. Për Lulzim Bashën nuk ka asnjë ftesë nga kryebashkiaku i Uashingtonit. Lajmin e bën të ditur vetë zëdhënësi i kryebashkiakut të Uashingtonit, i cili ka folur për Balkan Insight. Zëdhënësi Doxie Mçoy tha se nuk ka pasur një ftesë për Bashën, megjithatë kryebashkiaku Vincent Gray do e presë Bashën siç pret qytetarët e tjerë. E meqë Basha ka shkuar në Uashington për të treguar se si pret qytetarët në zyrë, do i rezervohet një pritje e tillë. "Një takim i shkurtër do të zhvillohet të martën. Një banor i qytetit, me origjinë nga Shqipëria, i kërkoi kryebashkiakut të presë në një vizitë kortezie kryebashkiakun shqiptar dhe ai pranoi pasi shpesh zhvillon të tilla takime," tha zëdhënësi Mçoy. Balkan Insight thotë se mediat pro-qeveritare në Shqipëri pretendojnë se Basha është ftuar në Uashington nga homologu i tij. Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës nuk i tha dot Balkan Insight nëse ishte një vizitë zyrtare apo jo. Balkan Insight thotë se vizita të tilla në SHBA shihen si shumë të rëndësishme për politikanët shqiptarë. Agjencia përmend rastin e Jozefina Topallit, që nxori në media një foto bashkë me një kongresmen, të quajtur Bill Hanbury, por më vonë rezultoi se ai ishte thjeshtë operatori turistik.

JA TAKIMET ZYRTARE E JO ZYRTARE NE SHBA
Deri më sot vizitë shtetërore të një shtetari shqiptar në Uashington ka bërë vetëm Sali Berisha, në 1995 kur ishte president dhe që u prit nga presidenti Clinton. Nga ana tjetër vizitat me zyrtarët e lartë të Uashingtonit gjithnjë janë përdorur nga politikanët shqiptarë, por takimet e zyrtarëve të tjerë kanë qënë vizita me një karakter tjetër. Por dhe ish-presidenti Meidani ka takuar Clinton në shkurt të '98, kur ishte për vizitë në OKB. Pastaj Majko kur ishte kryeministër ka takuar Clinton kur ishte në Uashington në shkurt të 1999, kur merrej me Nev Vord telecom. Në prill të '99 Meidani ka takuar Clinton kur ishte per 50 vjetorin e NATO, u bë një mbledhje në Uashington. Në maj të 2001 Ilir Meta ishte për vizitë në Uashington për takime në Bankën Botërore dhe FMN dhe ka takuar Colin Pouell, atë kohë sekretar shteti. Pastaj është pritur nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të Senatit Biden, nga zëvendëspresidenti Cheney dhe Keshilltarja e sigurisë Kombetarë Rice, dhe më pas u prit për rreth gjysmë ore nga presidenti Bush. I fundit ka qenë ish-kryeministri Fatos Nano i cili ka qenë në Uashington në Mars të 2004 për një takim rreth pranimit në NATO, ku është takuar me presidentin Bush, bashkë me dy Kryeministra të tjerë.
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë', Gonzato për deklaratat e Metës: Dua ta lë me kaq

'Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë', Gonzato për deklaratat e Metës: Dua ta lë me kaq