Basha në Shkodër: Jemi të bashkuar dhe nuk dorëzohemi! Shqiptarët s'kanë shpresë tjetër veç PD për t’i nxjerrë nga qorrsokaku i 25 prillit (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në Shkodër theksoi edhe njëherë se nga procesi i zgjedhjeve për kryetar në PD, që do mbahen më 13 qershor, kjo parti do të dalë edhe më e fortë dhe e bashkuar.

Ndonëse nuk mundi të fitojë besimin e shqiptarëve, duke humbur në 3 palë zgjedhje radhazi, sërish për Bashën PD është e vetmja shpresë e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.

"Shumica dërrmuese e shqiptarëve që e donin ndryshimin me 25 prill edhe ata që u penguan ta votonin me 25 prill. Organizimi i tyre, marrja e tyre me vete, nisja një orë e më parë e betejës për të mposhtur këtë regjim, për të rikthyer legjitimitetin, për të rikthyer demokracinë dhe përmes saj ndryshimin që mund ta sjellim vetëm ne, ky është objektivi im i vetëm, kjo është kërkesa që parashtroj sot para jush. I kemi të gjitha mekanizmat për ta mbajtur ndezur flakën e shpresës për ndryshim në shpirtrat e njerëzve, e kemi gjithë forcën e nevojshme për ta rrëzuar këtë regjim plaçkitësish. Tani gjithçka varet nga ne. Të qëndrojmë të vendosur, të qëndrojmë të bashkuar, e t’i shkojmë betejës deri në fund. Kjo është oferta dhe kërkesa ime. Sikundër dua ta konsiderojmë 13 qershorin një datë të rëndësishme dhe jo një ditë rutine. Pas 25 prillit, ky është testi i parë jo vetëm për anëtarësinë, por edhe shqiptarët, për mbështetësit tanë dhe për të gjithë të tjerët për të parë sjelljen tonë, gjendjen tonë, forcën tonë", tha Basha.

Ai hodhi akuza për kryeministrin Edi Rama, Tom Doshin dhe eksponentë të tjerë të PS, duke theksuar se përmes një rrjeti kriminal vota shkoi deri në 300 euro.

"Masakra zgjedhore e 25 prillit nuk njihet e nuk do të njihet kurrë nga unë, nga pozitat e kryetarit të Partisë Demokratike, nuk e njoh dhe nuk shkel mbi vullnetin e tjetërsuar të shqiptarëve. Pavarësisht gjithçkaje, pavarësisht prej masakres zgjedhore që çerdhen e ngriti në Shkodër, në çerdhet e krimineleve të Tom Doshit me shokë, në çerdhet e të shiturve, në çerdhet e zyrtarëve të korruptuar që e çuan votën nga 100 në 300 euro, nga Puka në Shkodër e kudo tjetër. Pavarësisht të gjitha këtyre dhe qindra e qindra faktorëve të tjerë që gjithsecili nga jush i ka ndjerë në lëkurë e mund të dalë e t’i përmend nga kjo foltore më mirë se unë, fakti është që shqiptarët nuk kanë shpresë tjetër", shtoi ai.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
Basha ndan videon nga takimi në Shkodër: Nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë regjimi Rama-Doshi

Ndonëse ka përpara betejën për të fituar zgjedhje brenda partisë kreu i PD Lulzim Basha deklaron se do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Teksa ka publikuar një video nga takimi në Shkodër, Basha, shkruan se “regjimi Rama-Doshi” do të rrëzohet.

“Nuk do bjerë Shqipëria, nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë regjimi Rama-Doshi”, shruan Basha.

Basha rithekson se në Shqipëri nuk do të rrëzohet demokracia por sipas tij do të bjerë mazhoranca.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/06/2021 03:11

    Mire Rama ,po Doshi ku hyn ketu?!Qyqari nuk eshte as ne kuvend,jo me ne qeveri jo e jo!!

    Përgjigju
  • Sifi: 07/06/2021 15:24

    Lul Basha eshte njeri i rralle me logjiken qe ka.Ai ka te drejte per cdo gje dhe te tjeret jo.Ke humb 6 here sistematikisht me PS dhe Ramen.Nuk e kupton se me shumice shquptaret nuk te votojne.Keni 30 vjet bashke me Saliun qe sa here humbni nuk u pranoni zgjedhjet.Ik Lul se ke marr fund dhe mos genje militantet me prralla koti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen