Basha në takimin online me të rinjtë e FRPD: E ndjej që mezi prisnin ndryshimin dhe ky do ndodhë me firmën tuaj! Do rikuperojmë 8 vitet e humbura

Basha në takimin online me të rinjtë e FRPD: E ndjej që mezi prisnin ndryshimin dhe ky do ndodhë me firmën tuaj! Do rikuperojmë 8 vitet e humbura

1607427799_BASHA1.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një takim të organizuar nga FRPD për 30 vjetorin e Lëvizjes Studentore, tha se ndryshimi i Shqipërisë do të vijë sërish nga rinia. Ai tha se kjo qeveri ka frikë nga rinia shqiptare, për këtë arsye i lënë ata pa shpresë. Ndryshimi sipas Bashës nuk është thjesht një rotacion politik, por një ndryshim mbi mënyrën e qeverisjes.

"30 vite më parë, bëmë kthesën e madhe dhe shemben diktaturën më komuniste, ky ndryshim u bë i mundur falë të rinjve të dhjetorit. Jam i bindur që sot në këto ditë të shkurta dhe të errëta, teksa familjet përballen me vështirësitë ekonomike, ndryshimi i Shqipërisë do të vijë, mund dhe do të bëhet vetëm nga rinia shqiptare. Kam takuar dhe biseduar me shumë të rinj, të dëshpëruar nga aktualiteti, kanë të drejtë u bën 8 vite që Shqipëria ka dalë nga shinat, kostoja e jetës sa vjen dhe rritjet, papunësia shtohet, si pasojë e keqqeverisjes shumë shqiptarë kanë humbur vendin e punës, shpresën, kjo është arsyeja se përse ju mendoni që të largoheni nga vendi. Ju e mendoni si opsionin e vetëm emigracionin, po të shohësh propagandën dhe pastaj të prekësh të ndjesh realitetit, ndjenja e parë që ke është dëshpërimi. Unë e di që ka nga ata që iu leverdis dhe mbjellin ndenja të dorëzimit, të braktisjes së vendit, e di pse e bëjnë, sepse kanë frikë prej jush, nga energjia e rinisë, nga revolta e rinisë, nga pastërtia dhe kanë të drejtë të kenë frikë. Këngët e Dua Lipës, Bebe Rexhës buçasin në radiot e thuaja, inxhinier në NASA, menaxher, shkencëtar dhe pedagog në universitetet më elitare, kam takuar artistë që sot nderojnë vendin në skenat madhështore. Pse shkëlqejnë jashtë vendit dhe jo këtu në vendlindje dhe ju më mirë se askush tjetër e dini përgjigjen, se ju nuk ju jepet mundësia, unë besoj nga thellësia e shpirtit se ndryshimi i shumë pritur do të vijë. Rininë shqiptare sot më 8 dhjetor. Mjafton të kuptojmë se çfarë ndodhi 30 vite më parë, sollëm demokracinë dhe po luftojmë për ta mbrojtur atë, sollëm lirinë e medias dhe sot po luftojmë për ta mbrojtur atë, sollëm pluralizimin dhe sot po përpiqen që t'ia mbyllim gojën opozitës.  E ndjej që mezi prisnin ndryshimin dhe ky ndryshim do ketë firmën dhe firmën tuaj, të rinisë shqiptare. Ndryshim nuk do të thotë rotacion karriges, por i mënyrës së qeverisjes. Do rikuperojmë 8 vitet e humbura", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha të rinjve: Një nga vendimet e mia, kryeministri vetëm dy mandate! ‘Shqipëria si Europa’, projekt që do përfundojë shpejt (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve

Pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve