Kryedemokrati nuk ka kursyer akuzat ndaj Ramës duke e cilësuar politikën e ndjekur prej tij si fasadë ndërsa the se ai për 4 vite ai nuk mundi të bëjë as Lungomaren.
“Në 25 qershor keni në dorë t’i jepni fund njëherë e mirë politikës së fasadës së shatërvanit. 600 milionë euro fasada në Shqipëri janë bërë për 4 vite.
Kam ende imazhin e mjerimit të banoreve të përmbytur prej lumit. Rama pardje tha se ekonomia po rritet por populli nuk e kupton.
Kur flet për ekonominë e ka për ekonominë e tij. Të një grushti oligarkësh e trafikantësh. Për të gjithë të tjerët ekonomia është katastrofe, taksat janë rritur, vende pune nuk ka. Ekonomia është në kolaps.
Ne 25 qershor ka ardhur koha të thajmë moçalin e Republikës së Vjetër ku prej 25 vjetësh guasin të njëjtat bretkosa.
Republika e Re do jetë një ekonomi e fortë. Vendimi im i parë do jetë ulja e taksave e TVSH, eleminimi i dividentit. Do japim 100 euro euro subvencione për bujqësinë, mesatarisht 50 mijë lekë të vjetra për dynym.
Trau i doganës do mbyllet për të gjitha prodhimet bujqësore blegtorale të importit të cilat konkurrojnë pandershmërisht me produktet e fermerëve të Shqipërisë. Do të garantojmë 10 mijë stazhe për studentet.
Rama për 4 vite nuk beri dot Lungomaren sepse interesi i tij nuk është ndaj interesit publik”, u shpreh Basha.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com