Takimet e Bashës në Washinton, korrespondenti i Report Tv nga SHBA: U fol për luftën kundër korrupsionit dhe domosdoshmërinë e shtetit ligjor

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, prej disa ditësh ndodhet në SHBA, vizitë zyrtarë e kryer kjo për herë të dytë brenda 8 apo 9 javësh.

Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika gjatë një raportimi për gazetarin Arbër Hitaj në emisionin ‘Studio Live’, zbuloi më shumë rreth vizitës së Bashës në SHBA dhe tha se gjatë takimeve u quajt domosdoshmëri, forcimi i shtetit të së drejtës.

‘Basha këtë herë u prit nga drejtori i Institutit Republikan, Daniel Tuining. Në takimin e zhvilluar në selinë e Institutit, Basha dhe drejtori Tuining biseduan për gjendjen tërësore në Shqipëri. Domosdoshmëri u quajt forcimi i shtetit të së drejtës, si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Drejtori Tuining dhe Basha u pajtuan për bashkëpunim, që vlerat euroatlantike të jenë udhërrëfyes për qeverisje dhe shtet të qytetarëve dhe jo të një grupi individësh. Herën e kaluar në tetor, Basha mori pjesë në një veprimtari të Qendrës Amerikane për Studime Strategjike në Uashington.’- tha Ndrenika.

Ndalur tek vizita e kreut të SPAK, Arben Kraja në SHBA, Ndrenika tha se ai ka biseduar së fundmi me Zëvendësndihmësin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshilltar Ndërkombëtar, Brus Shvarc, ku është folur për të ardhmen e SPAK dhe bashkëpunimin për shkëmbimin e letërporosive.

‘Drejtuesi i SPAK-ut Arben Kraja vazhdoi takimet në vizitën e tij në Uashington. Kraja bisedoi së fundmi me Zëvendësndihmësin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshilltar Ndërkombëtar, Brus Shvarc. Drejtuesi Kraja dhe Shvarc biseduan për mbështetjen e Departamentit të Drejtësisë për SPAK-un. Gjithashtu u fol për të ardhmen e SPAK-ut dhe bashkëpunimin për shkëmbimin e letërporosive. Më parë Kraja u takua me ndihmës sekretarin në Departamentin e Shtetit, Ted Robinson. Arritjet, puna dhe ardhmëria e SPAK-ut ishin temë e bisedës mes drejtuesit Kraja dhe zotit Robinson. E rëndësishme u çmua të jetë mbështetja e garantuar amerikane për SPAK-un në rritjen e kapaciteteve dhe rezultateve në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Kraja mori pjesë ndërkaq në Uashington në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare me temë "Çrrënjosja e korrupsionit, mbrojtja e vlerave demokratike".’- u shpreh Ndrenika.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në SHBA, ku është ftuar për forumin e partive të djathtave në SHBA, i cili ka nisur më 6 dhjetor. Në këtë forum marrin pjesë personalitet të së djathtës nga e mbarë bota.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zylyf Besimi: 10/12/2022 08:44

    I ftuar nga e djathta,i ftuar nga "lufta kunder korrupsionin"biseduan per gjendjen ne shqiperi".Mire,per Fatmir Mehdiun nuk e dine qe eshte i korruptuar,qe Ka ndryshuar mbiemer per tu fshehur,po' per Bashen me 230 milioni dollari te rruges se kombit ,nuk e dine l'età te djathtet americane?Duan te luftojne korrupsionin apo ta stimulojne ate.Cilen duhet te besojme?Gjithsesi,rrofte amerika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja