Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka denoncuar se nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, së bashku me drejtorin e OSHEE, janë kapur në flagrancë duke blerë vota nga kandidati për deputet, Eduart Ndocaj.

Në reagimin e tij, Basha i bën thirrje SPAK-ut që të veprojë menjëherë, duke marrë çështjen në dorë dhe çuar para drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e këtij skandali.

Basha gjithashtu ka kërkuar një reagim të menjëhershëm nga ata që, sipas tij, janë angazhuar në manipulimin e procesit zgjedhor, duke u bërë thirrje "patronazh-sondazhistëve" që të heqin nga llogaritjet e tyre çdo ndihmë të paligjshme për blerje votash.

"Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, së bashku me drejtorin e KESH-it, janë kapur në flagrancë pak minuta me parë nga kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Eduart Ndocaj, në përpjekje për blerje votash në Lezhë.

I bëj thirrje SPAK të marrë menjëherë në dorë këtë çështje dhe të çojë para drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e tyre.

Kam dhe një kërkesë për këta patronazh-sondazhistët, t’i zbresin votat nga llogaritjet e parapërgatitura.", shkruan Basha. 
 

Postimi i Bashës