TIRANË - Kreu i PD-së, Lulzim Basha është duke mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me zhvillimet politike të javës. Në fokusin e Bashës janë dy ngjarjet kryesore të javës që po mbyllet, ai i ngritjes së Komisionit Hetimor për Policinë e Shtetit dhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për aktin normativ të “Nëpunësit civil”, Basha tha se, qeveria duhet të zbatojë këtë vendim të dhe nuk duhet që të kërkojë negociata për shtyrje, duke kërkuar edhe kërkuar edhe bashkëpunimin e opozitës.
BASHA: AKTI NORMATIV, QEVERIA ZBATIM VENDIMIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE
Duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për aktin normativ të “Nëpunësit civil”, Basha tha se, qeveria duhet të zbatojë këtë akt dhe nuk duhet që të kërkojë negociata për shtyrje, duke kërkuar edhe kërkuar edhe bashkëpunimin e opozitës.
“Me këtë vendim të zbardhur theksohet se qeveria me aktin normativ u gjend në një terren antikushtetues. Nga njëra anë argumentin që është publik nuk lë vend për fjalë dhe vërteton që qeveria ndërmoi një hap antikushtetues”, deklaroi Basha.
Sipas tij, “janë larguar nga detyra mijëra specialistë. Nuk e kam fjalën për emërimet politike, e kam fjalën për spastrime në administratë dhe zëvendësimin e tyre me militantë”. Tashmë vendimi është zbardhur, qeveria e ndërmori aktin antikushtetues dhe duke përdorur numrat Kuvendi e ratifikoi por në mënyrë antikushtetuese këtë vendim po të tillë”, deklaroi Basha.
KOMISIONI HETIMOR PER POLICINE E SHTETIT, FITORE PER PD DHE OPOZITEN
“Ngritja e komisioni hetimor për Policinë është fitorja e një beteje parlamentare e PD-së, dhe opozitës. Gjendja e rendit dhe sigurisë në vend është kërcënimi i vazhdueshëm është në interes të madh publik. Ne kemi denoncuar paligjshëmritë, veprimet që bien ndesh me keq qeverisjes, prezantimin në Policinë e Shtetit të personave me të kaluar kriminale. Kemi identifikuar paligjshëmrinë si problemin më kryesore, e pastaj rritjen e krimit”, ka deklaruar Basha në fjalën e tij.
Sipas kreut të PD-së, “përgjigja është ligjshëmria. PD-ja nuk e nisi këtë betejë për për të bërë koka turku e as demagogji. Por kur qeveria ka përgjegjësinë, i përgjigjet rendit me demagogji është detyrë e opozitës që të kthejë ligjdhmërinë në Policinë e Shtetit”.
Sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha, “emërime në kundërshtim me ligjin, ngrirje strukturash në kundërshtim me ligjin, vendosja e policisë në kontrollin politik etj”.
“Këto emërime kanë inmpakt të drejpërdrejtë dhe kjo ka sjellë edhe rënien dramatike të sigurisë në vend”, deklaroi Basha.
REFORMA ADMINISTRATIVE ËSHTË NJË REFORMË ELEKTORALE
“Kjo nuk është një reformë territoriale, por është elektorale. Konsensusi është një domosdoshëmmri për reformën në fjalë, ka një detyrim politik real, që shtrihet që nga qeveria e parë e deri te kjo e sotmja. Asnjëherë reforma të tilla nuk janë bërë pa konsesus. Opozita e ka bërë të qartë, që rivendosja e konsensusit dhe nuk mund ti iket kësaj gjëje. Kjo është një reformë e cila shtrihet në kohë dhe ka si minimumin kërkesën për konsensusin politik”, theksoi Basha.
Sipas kreut të PD-së, “këtu bëhet fjalë për një reformë që do të prek thellë qytetarët, realitetin”. “Kjo është një reformë elektorale, ndaj në këtë pikëpmaje, konsensusi duhet të sigurohet përpara se të miratohet. Në këtë rast qeveria nuk kërkon konsensus. Nuk është një formulë e panjohur nëse qeveria ka vullnet për konsensus, ta bejëm ashtu sic kemi bërë më parë”, theksoi Basha në fjalën e tij.
Në lidhje me reformën elektorale, Basha tha se, nuk ka asnjë ndryshim. “Nuk kemi asnjë ndryshim, neve na vjen keq që mazhorancat si papagallë përsërisin demagogjinë e tyre”.
ZGJEDHJET E 2015, DO SHIKOJMË VENDIMET E QEVERISË
I pyetur se nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet elektorale lokale të 2015, nëse nuk arrihet konsensusi për reformë territoriale, Basha tha se, çdo vendim do të merret në bazë të një analize të gjerë duke parë edhe lëvizjet e qeverisë.
“PD do të shqytorjnë hap pas hapi me të gjitha vendimet, me mënyrën se si kjo mazhorëncë po shkel dhe shkelom, ligjet, kushtetuteën, institucionet e pavarura dhe shqetësimet tona bëhen me akute dhe në rritje në çdo moment”, deklaroi Basha.
RIFORMATIMI I SHISH, QEVERIA DO TË ZAPTOJË ÇDO INSTITUCION TË PAVARUR
Shtrirje të kllapave të pushtetit për zaptimin e institucioneve të pavarura e ka quajtur Basha vendimin e qeverisë për riformatimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, SHISH-i.
“Ky është një hap tjetër i fundit për të goditur institucionet e pavarura. Kjo mazhorancë shikon si e si të shtrijë kllapat e saj të pushtetit edhe në institucionet e pavarura, aty ku nuk ka mandat. Kjo është përdorur në të kaluarën e është rikthyer nga Rama dhe vartësit të tij”, tha kreu i PD-së Basha.
FORCËN E KARTONIT AS RAMIZ ALIA NUK E PËRDORTE
Duke ripërsëritur qëndrimin se opozita nuk do të marr pjesë në komisionin për reformën territoriale, Basha theksoi se një reformë elektorale ekziston dhe pa konsensus as Ramiz Alia nuk do ta bënte, gjë që sipas tij kryeministrin guxon ta bëjë.
“Atë që Ramiz Alia nuk guxonte ta bënte, reformë elektorale pa konsensus nuk mund ta bëj askush tjetër. Reforma elektorale nuk mund të bëhet pa konsensusin e opozitës”, theksoi Basha.
Redaksia online
(esh/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com