Basha: Nesër 8 dhjetori i dytë, të
rinjtë të gjithë në këmbë për lirinë
​ 

Basha: Nesër 8 dhjetori i dytë, të<br />rinjtë të gjithë në këmbë për lirinë<br />​ 
Kreu i Demokratëve në fjalën e tij të fundit para protestës së nesërme tha se dita do të hyjë në histori si 8 dhjetori i dytë ku të rinjtë do të jenë sërish në këmbë për lirinë e tyre. Basha ftoi të gjithë të rinjtë e sidomos gjimnazistët që të marrin pjesë në marshimin e tyre për të hyrë në rrugën e duhur për lirinë e tyre dhe jo vetëm për objektivin e PD rrëzimin e qeverisë.
 
"Rinia demokrate nesër do dijë t'i dalë ballë marshimit të nesërme nesër në shëshin Skënderbej në orën 11. Nis një marshim i ri për vlerat e shoqërisë për lirinë për të zgjedhur, shprehur, shkolluar punësuar, lirinë nga korrupsioni në qeveri. Nuk vini vetëm për objektivin tonë të rrëzojmë qeverinë e korruptuar por që rinia të marrë në dorë fatet e vendit. Ne së bashku me rininë do mbyllim kapitullin e rrënimit. Ne duam që rinia të ketë mundësi studimi të punojë e të studiojë. Ta bëjmë Shqipërinë vendin më atraktiv dhe jo të largohemi nga ferri. Rinia demokrate nesër në ballë të marshimit tonë.

Një ftesë për gjimnazistët e Tiranës. I kujtoj se 25 vite më parë isha gjimnazist në krah të studentëve të dhjetorit dhe i'u them se jam krenar që me qindra të tjerë morëm pjesë në atë kapitulll të ndritur, të marrim fatin e lirisë, ju ftoj të ngrihemi e të bashkohemi neser ne 11 në shehsin "Skënderbej"  ju ftoj ta pagëzojmë 8 dhjetorin, 25 vjetorin si dhjetorin e dytë për lirinë e shqiptarëve liri nga krimi nga korrupsioni
."-tha Basha në një takim me të rinjtë e FRPD në selinë blu

Kreu i froumit rinor Belind Këlliçi u zotua se të rinjtë demokratë do të jenë para kryeministrisë këtë të martë në orën 11 . "Qëndrimi i tyre është për lirinë dhe vlerat e dmokracisë dhe kundër së keqes"- tha Këlliçi në krah të kryetarit Basha dhe para të rinjve demokratë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë