Basha: Nesër në protestë do
jem me familjen, s'do ketë luftë

Basha: Nesër në protestë do<br />jem me familjen, s'do ketë luftë<br>
TIRANE - "Unë do të jem me familjen time, jo luftë, as spektakël, një protestë madhështore". Kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit që pati me aleatët në selinë blu, ku mori pjesë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. 

Kreu i PD tha se nuk do ketë dhunë në protestën e nesërme nga opozita. Sipas Bashës, të dhënat flasin për një pjesëmarrje rekord nga protestuesit që pritet të vijnë nga rrethet për t'u tubuar përpara Kryeministrisë. 

"Kemi rakorduar me aleatët parlamentarë të gjithë detajet për ditën e nesërme sa i takon organizimit politik. Jemi në përditësim të lajmeve, të gjitha flasin për një pjesëmarrje gjigande, rekord në protestën e nesërme

Sot ka një marrëdhënie të ndryshme me pushtetin, shumica e qytetarëve nuk ka dyshim se ky pushtet është i kapur nga banditët. Kjo është arsyeja e të gjitha halleve dhe padrejtësive që përjetojnë të gjithë shqiptarët. Kjo është arsyeja se përse nesër në shesh do të derdhen qindra e mijëra qytetarë, demokratë dhe socialistë.

Ne të gjithë do jemi në këtë protestë, unë do jem me familjen time, nuk do ketë luftë, nuk do ketë as spektakël, do jetë një protestë madhështore. Ndaj ejani të gjithë, mos rrini në shtëpi duke mallkuar, mos rrini gojëkyçur.

Mund ta them me gojën plot se paniku i qeverisë është i justifikuar sepse nesër do të marrë formë bashkimi i madh i shqiptarëve për ndryshim, pavarësisht gjërave që na ndajnë. Të gjithë jemi të bashkuar në dëshirën për ndryshim. Vendi nuk mund të vazhdojë kështu. Kështu nuk vazhdohet më", tha Basha, duke i bërë thirrje Ramës që t'i hapë rrugë qeverisë antimafie.

Garanci se s'do ketë dhunë gjatë protestës ka dhënë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila paralajmëroi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj që të mos urdhërojë policinë të provokojnë protestuesit. 

"I bëj thirrje Xhafajt të jetë i kujdesshëm me deklaratat që bën policia, se do përballet jo me protestuesit, por me shqiptarët. Do të marrin pjesë edhe ndërkombëtarët e martuar me shqiptarë, që punojnë e jetojnë në Shqipëri, sepse do protestojnë kundër gjobave që iu vendos Rama”, tha Kryemadhi pas takimit me Bashën dhe aleatët e PD. 

Protesta përpara Kryeministrisë pritet të nisë rreth orës 12:00, ndërkohë që policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e saj, duke nxjerrë në terren 1500 forca policore, përfshirë FNSH, agjentë civilë si dhe të SHISH.

Report Tv mësoi nga burime pranë policisë se po mbahen në monitorim disa protestues të LSI, të cilët gjatë protestës së 18 dhjetorit u përplasën me policinë përpara sallës së Kuvendit kur po votohej zgjedhja e Arta Markut kryeprokurore. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane