Basha nga Kamza: Jemi në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme! Të largojmë me votë popullore njeriun që për 8 vite e mbajti peng këtë vend (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takimin e radhës në Kamëz. Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha tha se koalicioni për Ndryshim është në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme dhe më të madhe në historinë e Shqipërisë. Basha tha se duhet të largojmë me votë popullore, njeriun i cili për 8 vite rresht mbajti peng këtë vend.

‘E diela e fitores së thellë do ti takojë të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim. Do të jetë pjesëmarrja më masive në historinë e vendit dhe fitorja më e thellë e shqiptarëve të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Këtë e dëshmon kjo prani e jashtëzakonshme sot këtu në Kamzë. Këtë e kam parë në sytë e nënave dhe baballarëve, në sytë e rinjve dhe të rejave nga Saranda në Tropojë. E prek dhe e shoh kudo padurimin, etjen për ndryshimin që po vjen dhe nuk ka forcë që ta ndalë.

Sepse forca e ndryshimit ndodhet këtu, në këtë shesh dhe dhjetëra, qindra të tjerë si ky, të mbushur me shpresë, me besim dhe vendosmëri për t’i dhënë fund dimrit 8 vjeçar. Për ta larguar njëherë e mirë me votën më të madhe popullore njeriu që 8 vite me radhë e mbajti vendin peng, shkatërroi familjet tona duke i ndarë me emigracion, nëpërkëmbi, diskriminoi, përbuzi me arrogancë dhe harbutizëm qytetarët e Kamzës, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. 8 vite dështime, 8 vite mashtrime.

Do të jetë miqtë e mi, një nga fitore historike të cilat do të mbahen mend  për bashkimin e shqiptarëve si asnjëherë më parë. Sheshi është këtë shesh dhe që e kam parë ditë për ditë e natë për natë nga Saranda në Tropojë, në Tiranë, Durrës e Korçë këtë etje për ndryshim le ta kthejmë në uraganin masiv të votave për ndryshim. Ditën e diel të gjithë masivisht për veten tuaj, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj dhe për këtë rini të mrekullueshme, për Shqipërinë si gjithë Europa, anëtare të Bashkimit Europian.’- tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
Basha nga Pogradeci: Paniku nga frika dhe humbja e thellë që ka shtyrë Ramën drejt krimeve dhe gënjeshtrave nuk e ndal ndryshimin (VIDEO)

Pogradeci ishte ndalesa e radhës të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në fjalën para qytetarëve të Pogradecit, Basha tha 25 prilli është dita që Shqipëria t’u kthehet shqiptarëve. Për këtë, kreu i opozitës bëri thirrje që të gjithë se bashku pa përjashtim, të djathtë e të majtë, që më 25 prill të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin.

Basha tha se paniku dhe frika e Edi Ramës nga humbja e thellë që e pret e ka shtyrë atë drejt krimeve dhe drejt gënjeshtrave, por ai nuk e ndal dot më, nuk e ndal dot më të pandalshmin ndryshim që do Shqipëria, që kanë nevojë shqiptarët, që kërkon rinia dhe bashkë do ta bëjmë realitet.

'Nga Durrësi në Tiranë, nga Gjirokastra në Tropojë, anembanë Shqipërisë zemrat janë mbushur me shpresë, me besim me mendimin e madh për ta bërë këtë të diel ditën kur Shqipëria i kthehet shqiptarëve. E prek këtë gëzim, e prek këtë frymëzim magjepsës, këtë emocion të patregueshëm, e shoh në sytë e nënave të Pogradecit dhe mbarë Shqipërisë. E dëgjoj në zërin e rinisë së mrekullueshme të këtij qyteti dhe sytë e përlotur nga gëzimi të prindërve dhe gjyshërve tanë. Sepse unë e di, ju e dini, të gjithë shqiptarët e dinë se e diela është dita e fitores së madhe. E fitores më të madhe që Shqipëria dhe shqiptarët kanë korrur ndonjëherë. Sepse është dita e bashkimit të zemrave tona. Pas 8 viteve të gjata dështimesh, pas 8 vitesh të gjata vuajtjesh, 8 vite kur një liqen i tërë me lotët e nënave dhe baballarëve është mbushur dhe është zbrazur disa herë nga zemrat e plagosura edhe dhimbja prej emigracionit, prej korrupsionit që varfëroi të gjithë shqiptarët për të pasuruar një njeri dhe një grusht njerëzish. E pra 8 vite të gjata vuajtje. Tani po i afron fundi. Dita e ndryshimit po afron.

Dita e fitores po afron. Për çdo shqiptar, për gjithë ju vëllezër e motra, për të gjithë pa përjashtim, të djathtë e të majtë, që më 25 prill me kokën lartë dhe zemrat plot besim do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin. Paniku dhe frika e Edi Ramës nga humbja e thellë që e pret e ka shtyrë atë drejt krimeve dhe drejt gënjeshtrave, por ai nuk e ndal dot më, nuk e ndal dot më të pandalshmin ndryshim që do Shqipëria, që kanë nevojë shqiptarët, që kërkon rinia dhe bashkë do ta bëjmë realitet. Kjo perlë, kjo perlë që është qytet dhe është poezi në zemrën e çdo shqiptari e di fare mirë se çfarë ndieni ju banorët e këtij qyteti fisnik dhe ju të gjithë fermerët e zonave përreth, që jeni në këtë zonë të bekuar, të bekuar nga zoti dhe 8 vite me radhë jo vetëm nuk ia keni ndierë të mirat punës tuaj, por e keni futur kokën gjithmonë poshtë e më poshtë. Ata zhyteshin në luks dhe ju s’kishit ujë për të pirë. Ata pasuroheshin dhe djemtë e nënave tona shkonin në emigracion. Kjo është Shqipëria e 8 viteve të Edi Ramës dhe kështu e ka mbajtur për 8 vite vendin peng të mashtrimeve dhe gënjeshtrave, peng të aferave të tij korruptive. Dhe tani guxon, guxon të vijë e të kërkojë edhe 4 vite të tjera.'- tha Basha.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 21/04/2021 00:28

    O EDI RAMA KETA SHPELLARET E KAMZES,,PASKUQANIT,,,FUTI TRITOLIT DHE KTHEJI NGA KANE ARDHUR....

    Përgjigju
  • vjosa: 21/04/2021 00:27

    TE GJITHE ATA ATY NE KAMEZ JANE SHPELLARE,,,SHKERDHATA DHE TE POSHTER,,,PO TE MOS ISHIN TE TILLE NUK DO VININ DHE DO ZININ TOKAT ME TOKE E XANUN,,,DHE NUK DO SHKATARRONIN PERIFERINE E TIRANES ,,KAMZEN,,PASKUQANIN,,BATHOREN ME NDERTIME TE SHEMTUARA ,,,SI SYTE E VET....U SHOFSHI O SHPELLARE TE QELBUR,....PTU.PTU.PTU...RRACE E POSHTER...

    Përgjigju
  • Endri: 20/04/2021 20:00

    Thuaj ndonje gje konkrete o mashtrues se na hape barkun me fraza te bera e pa lidhje. Qe nuk fiton ti kjoe eshte e vdekur. I ziu ri c’do heqesh nga data 26 Prill e tutje

    Përgjigju
  • Like: 20/04/2021 19:42

    O lulke me paske hip si gjeli ne maje te plehut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas