Basha nga Konispoli: PD s'do të
bëj pazar me PS, LSI dhe PDIU

Basha nga Konispoli: PD s'do të<br />bëj pazar me PS, LSI dhe PDIU
Kryetari i PD, Lulzim Basha nga Konispoli deklaroi se opozita nuk do të bëjë asnjë pazar me PS, LSI apo PDIU.
 
Unë do jem kryeministri i ardhshëm i Republikës se re dhe nuk do ketë asnjë pazar as me PDIU as me LSI as me PS. Ne kemi planin dhe vullnetin për ta çuar Shqipërinë para” deklaroi ai.
 
Basha u shpreh se në 25 qershor nuk votojmë thjeshtë për ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar, por për Republikën e re.
 
Fjala e Bashës në Konispol
Do japim mundesine qe me nje numër te caktuar votash t’ia hiqni mandatin cdo deputet qe ka marre mandatin dhe ska mbajtur fjalen.
 
Kjo eshte garanci qe nese deputetet i kthehen lojes se vjeter i pret shakrkimi.
 
Politikanet nuk e kuptojne me realitetin e qytetareve te thjeshte. Shihni kryeministrin Rama qe thote se ekonomia po rritet por populli nuk e kupton.
 
Bujqesia eshte braktisur rrogat jane cope cope. Nuk ka fasade qe mbulon deshtimin ekonomik te Edi Rames.
 
Shqiperia eshte me keq sepse Rama i ka shpenzuar parate per projekte fasade.
 
Kjo do ndryshoje me mua dhe ekipin tim ne 25 qershor. Detyra ime e pare si kryeminister i ardhshem i republikës se re do jete ekonomia juaj, e familjes tuaj.
 
Kam nje plan ekonomik per të pershpejtuar ritmin e ekonomise. Projekti im ekonomik parashikon subvencione per ekonomine.
 
Tani ai ka shpikur kredine per bujqesine. Si mund te marre fermeri kredi kur e ke rrenuar 4 vite me cmime te rritura te naftes kimikateve etj.
 
1% e PBB subvencione per fermeret drejtperdrejt pa nipt vetem mbi bazen e punimit te tokes.
 
Une nuk do jem kryeministri i fasadave shfaqjeve televizive i estradave. Do jem kryeministri i njerezve te thjeshte i njerezve punetor dhe nga mengjesin ne darke prioriteti im do jete punesimi.
 
Ne krye te 4 viteve shkollat shqiptare do ofrojne dreken falas per femijet.

Do ju pegjigjem me angazhimin e jetes time per te bere realitet shpresat dhe endrrat e shqiptareve.
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024