Basha nga SHBA:Ja 3 propozimet
e PD-së për reformën zgjedhore

Kryetari I partisë demokratike Lulzim Basha nga SHBA ka zbardhur disa nga propozimet e e opozitës për reformën zgjedhore. Duke folur për sitautën politike me drejtues të Vatrës në SHBA, kreu i PD tha se në takime zyrtarë amerikanë mori mbështetjen e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të lira Basha tha se për PD mbetet prioritet votimi dhe numërimi elektronik, kufizimi i përdorimit të parasë në fushatë, dhe auditiimi strikt i partive politike, jo sa marrin por sa shpenzojnë.

"Kjo qeveri e di që gjykimi popullor po të bëhet sot apo të dielën e ardhshme do ta nxjerrë menjëherë në opozitë. Ndaj po merr të gjitha masat që t’i rrethojë zgjedhjet e ardhshme me kriminele dhe me paratë e korrupsionit. Ato 1 miliardë e 200 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit, që nuk u bënë kurrë shkolla, spitale, rroga, pensione, i bien 400 dollarë për frymë, nga ato 400 dollarë për frymë, këta mendojnë se ditën e zgjedhjeve duke iu ndarë nga 20 apo 15 dollarë për frymë do t’i blejnë edhe katër vitet e ardhshme. Po ta shikojmë vetëm matematikisht është biznes i mirë, apo jo?! Merr 400 për vit e kthe 20 për katër vjet. Por sigurisht është rrënim, shkatërrim i parikthyeshëm i Shqipërisë dhe shanseve të saj për të ecur përpara. Prandaj zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një që Shqipëria të ecë përpara dhe këtu kam kërkuar dhe kam marrë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës."-tha Basha

Duke renditur një sërë aferash korruptive basha tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një që Shqipëria të ecë përpara. Sipas bashës nëse do të zhvilloheshin sot zgjedhje gjykimi popullor do ta nxirrte në opozitë këtë qeveri. Por ëpr kreune opozitës për zhvillimin e zgjedheve të lira parakusht mbetet 
zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, nxjerrja e kriminelëve jashtë Parlamentit, jashtë bashkive dhe zyrave të tjera të pushtetit.

Ndëkraq sipas Bashës reforma në drejtësi po jo ashtu siç e do kryeministri, qëe e kap këtë system por që siguron një drejtësi të pavarur, të trajnuar nga SHBA-të. Sipas Bashës një Byro Kombëtare të Hetimit që detyrë të parë të kenë vënien para drejtësisë të zyrtarëve të nivelit të lartë që vjedhin shumat e parave në nivele të tilla marramendëse.

Gjatë vizitës në shba kreu i opozitës lulzim basha iu bashkua besimtarëve në Meshën e së Dielës së Larit në Kishën Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, në neë York , e cila shënon dhe nisjen e Javës së Madhe të Pashkëve Katolike

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave