THUMANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bën propagandë me tërmetin e 26 nëntorit. Teksa ishte në Thumanë, ku u takua me disa banorë, Basha tha se shteti i ka lënë në harresë, duke mos u gjendur një zgjidhje konkrete. Siç njofton zyra e shtypit, banorët i janë ankuar Bashës se janë detyruar që të marrin kredi për tërmetin e 21 shtatorit dhe ky i fundit i ka rrënuar krejtësisht ato.
“Shteti të vërë dorë, se edhe ne jemi njerëz”.
“Nuk më kanë ofruar as hotel, as bonus, as shtëpi me qera. Të na thotë, është e banuar kjo shtëpi? Të futem brenda. Nqse nuk është e banueshme, të dalim jashtë. Shteti nuk po pyet fare për ne. Jemi njerëz mbi të gjitha", shprehen disa banorë, njofton zyra e shtypit të PD-së.
Teksa e cilësoi atë se çfarë po ndodh në Thumanë, si një krim, kryedemokrati tha se shteti e ka harruar dhe braktisur duke i lënë banorët në gjendje të mjeruar.
”Nuk ka asnjë arsye që familjarët të mos sistemohet në banesa me qera të paguara nga shteti, përveç faktit që nuk duan të prekin lekët e oligarkëve. Për ne si opozitë, ky është krim. Këtu në Thumanë ka ndodhur një krim. 24 vetë janë varrosur për së gjalli për shkak të neglizhencës së shtetit. E njëjta neglizhencë kriminale që varrosi ata njerëz, e njëjta neglizhencë kriminale mund të kushtojë prapë jetë, sepse me motin e ftohtë, edhe fëmijët, edhe të sëmurët, edhe të moshuarit mund të sëmuren. Çfarë do të presim ne, që të ndodhë katastrofa?! S’kemi ardhur as për politikë, as për vota. Nuk ka detyrë më të shenjtë për ne, si njerëz në rradhë të parë, si familjarë, si prindër, e pastaj edhe si opozitë që të jemi afër jush. Këtë kemi bërë, këtë do të bëjmë deri sa së bashku ta kalojmë këtë të keqe. Ne nuk folëm në fillim fare se ishte tërmeti, ishin njerëzit nën rrënoja, por këtu ka ndodhur një krim, e pa u zbardhur ai krim, pa u çuar përgjegjësit para drejtësisë nuk kemi për të pushuar. Dhe për këtë ju jap fjalën, edhe ju dhe gjithë të afërmve të banorëve që kanë humbur jetën në ato rrënoja”- theksoi kreu i opozitës.
Siç njoftoi zyra e shtypit, në të paktën 2 raste, dy kryefamiljarë treguan se kanë marrë kredi për të rregulluar shtëpitë pas tërmetit të 21 Shtatorit dhe tani janë në vështirësi të mëdha, sepse edhe shtëpitë u dëmtuan sërish nga tërmeti, edhe shteti nuk ekziston për ta.
“Kam kërkuar që të verifikuar shtëpia me ekspertë, të mos pësoj edhe unë si pallatet. E dyta, kam kërkuar edhe një bonus qeraje si i verbër. Se unë akoma vazhdoj me kredinë për çatinë, tani në korrik e mbyll.”- tha njëri prej banorëve. Për Bashën, këto kredi duhet të shlyhen nga shteti.
I pari je ti o vrases
PërgjigjuShume mir bon oLul Basha qe kerkon qe pergjegjsit te dalin oara drejtsis po or jarafil kur do dalesh para drejtsus se ke tre fisje te fryme. Apo akoma je me dhimje barku
Përgjigju