Basha nis “fuqishëm” fushatën për
Tiranën: Platforma e Veliajt e kopjua

Basha nis “fuqishëm” fushatën për<br />Tiranën: Platforma e Veliajt e kopjua
Duket se Partia Demokratike e ka nisur përveçse më herët edhe “shumë fuqishëm” fushatën për zgjedhjet e 21 qershorit. Teksa më herët në një deklaratë të saj nga selia blu, kjo forcë akuzoi Erjon Veliajn si një ministër që gjatë  qëndrimit të tij në krye të ministrisë nuk bëri asgjë për qytetarët dhe se nuk do të bëjë asgjë edhe në krye të Bashkisë së Tiranës.

Këtë herë, ka qenjë një deklaratë e ardhur nga Bashkia e Tiranës, në të cilën thuhet se Veliaj platformën e tij për zhvillim ekonomik dhe punësim të cilën e ka zbatuar gjatë qëndrimit të tij në krye të Ministrisë së Mirqënies Sociale dhe që do ta përdorë edhe gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ai e kanë quajtur platformë të kopjuar nga Lulëzim Basha.

Në delaratën e Bashkisë së Tiranës thuhet se ndërmjetësimi mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve ka dy vjet që bëhet nga Bashkia, madje Bashkia ka ecur dhe më tej me fondet e garancive, për t’u krijuar mundësi të rinjve dhe grave për të hapur një biznes.



Më poshtë deklarata e plotë e Bashkisë së Tiranës

Na vjen mirë që kandidati i PS po kopjon z. Basha në platformën e tij për zhvillimin ekonomik dhe punësimin, por po i këshillojmë z. Veliaj të thellohet më shumë, pasi ndërmjetësimi mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve ka dy vjet që bëhet nga Bashkia, madje Bashkia e Tiranës ka ecur dhe më tej me fondet e garancive, për t’u krijuar mundësi të rinjve dhe grave për të hapur një biznes.

Në buxhetin e 2013, Bashkia vendosi një fond garancie prej 1 milionë dollarësh për të gjithë të rinjtë nga mosha 23 deri në 35 vjeç që kërkojnë të hapin një biznes apo të zgjerojnë biznesin e tyre dhe nuk kanë mundësi që të marrin kredi në bankë.

Një tjetër iniciativë për të gjithë ata që duan të hapin një biznes të vogël apo te mesëm është krijimi i fondit prej 5.2 milionë dollarësh, i vënë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, Norfund (Qeveria Norvegjeze-Fondi Norvegjez i Investimeve për Vendet në Zhvillim), AADF (Fondi Shqiptaro- Amerikan për Zhvillimin) si dhe Crimson Capital Fund. 

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi ka qenë në qendër të vëmendjes së Bashkisë së Tiranës, ku është bërë e mundur falë politikave të Bashkisë të punësohen mbi 25 mijë persona.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime