Fluturimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kreu i opozitës e nis këtë të hënë nga Vjena, ku po merr pjesë në një samit politik. Në vizitën 5 ditore në SHBA , kreu i PD Lulzim Basha shoqërohet nga tre deputetët Eduart Selami, Genti Strazimiri, Jorida Tabaku si dhe këshilltari për politikën e jashtme Mal Berisha, këta dy të fundit ishin edhe në takimin që kryetari Basha pati në Tiranë me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry.
Ajo që bie në sy është se pjesë e këtij delegacioni është një nga deputetët kritik të Bashës , Eduart Selami, por përzgjedhja e tij mund të jetë bërë për shkak të njohjeve që ish kryetari i PD ka në SHBA për shkak të qëndrimit disa vjeçar atje.
Në axhendën e takimeve të kryetarit Basha në SHBA janë planifikuar takime me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe kongresmenë amerikanë.
Gjatë këtyre takimeve, kreu i PD-së pritet të theksojë problematikën shqetësuese me çështjen e dekriminalizimit në Parlament, situatën me reformën në drejtësi.
Vizita e Bashës në SHBA zhvillohet në kuadër të 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhnëieve mes dy vendeve , ndërsa në axhendën e takimeve është parashikuar edhe takim me grupin e miqësisë SHBA-Shqipëri.
Ndërkaq kryetari i PD po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane në Vienë ku vëmendje e veçantë do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu diskutimet do të përqëndrohen edhe tek migracioni si dhe lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Në këtë takim marrin pjesë Presidenti i PPE Joseph Daul, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok si dhe Ministra të Jashtëm të BE janë pjesëmarrës.
Takimi drejtohet nga Ministri i Jashtëm Austriak Sebastian Kurz.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com