Basha: Një 31-vjeçar u vetëvar dje se
nuk paguante dot energjinë elektrike

Basha: Një 31-vjeçar u vetëvar dje se<br />nuk paguante dot energjinë elektrike
Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një deklarate për mediat shprehet se një 31-vjeçar është vetëvrarë dje në Kamëz për shkak se nuk kishte mundësi që të paguante faturat e energjisë elektrike.
 
“Ku kam mundësi unë të paguaj kaq para? Veç të vras veten…” Këto kanë qenë fjalët e fundit të 31-vjeçarit Klajdi Muça, në zyrën e OSHEE-së në Kamëz, që janë dëgjuar nga dhjetëra dëshmitarë mesditën e së hënës",-shprehet Basha.
 
Kreu i PD thotë se "Fatura që i duhej të paguante, në mënyrë që OSHEE-ja të mos i priste dritat, ishte 80 mijë lekë të rinj.
 
Klajdi, babai i një fëmije të mitur, në pamundësi të sigurimit të shumës së parave i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
 
Kjo dramë e përsëritur këto vite për shkak të pamundësisë së pagesës së energjisë duhet të marrë fund!
 
Ne nuk do të lemë asnjë familje në errësirë se nuk paguan dot energjinë. Deri në 200 kë energji për muaj do ta paguajë shteti për familjet në pamundësi ekonomike".

 
Basha deklaron se në qeverisjen e PD, buka, uji dhe dritat do të jenë të garantuara për çdo familje.
 
"Qytetari nuk do të jetë më i harruar dhe i braktisur në dëshpërim".

Redaksia Online
XH.K.DY.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës